Pasi deputetja Rudina Hajdari, e cila tashmë është kandidate e nismës Thurje për deputete në Elbasan, ka publikuar një video ndërsa shfaqej duke shitur në tregun e Përrenjasit, ka ardhur një reagim i fortë nga ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rira hedh akuza të forta ndaj deputetes duke thënë se Hajdari është rritur me petulla të skuqura dhe është shkolluar me lekët e vjedhura të mamasë gjyqatre dhe se s'ka lidhje me tregtarët.
"O Rudi, Desha mos merrem fare me ty, sepse je grua dhe me gratë kundërshtare nuk dua të komentoj fare, por sot na e shpife, na dhurove një shfaqje shumë të shëmtuar mu në pazar të Prrenjasit! Ti moj tregtarja më e re e Prrenjasit, që je rritur me petulla të skuqura dhe je shkolluar me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, nuk ke asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët me njerëzit e ndershëm e punëtorë të Prrenjasit, të cilët mezi nxjerrin bukën e gojës, në këto ditë të ftohta shkurti.
Rudi, hipokrizia jote, kalon çdo kufi. Ti që gjoja doje reformën në drejtësi dhe gjyqtarë të pakorruptuar, nuk kërkove as falje publike as nuk dhé dorëheqjen, kur mami yt nuk kaloi vettingun, sepse nuk justifikonte dot pasurinë e akumuluar ndër vite, edhe pse ska mbaruar ndonjëherë shkollë në jurisprudencë dhe as kishte ndonjë arsim për postin që iu ofrua për gjynah! Ti qofsh që vjen dhe predikon në Prrenjas punën e ndershme dhe vlerat morale, kur qelbesh nga koka të këmbët, me lekët e vjedhura të mamit, që pasi jua mori “tregtarëve” të tjerë fatkeq që endeshin nëpër gjykata, të dërgoi ty në Amerikë", thotë Rira.
Sipas Rirës, Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me njerëzit punëtorë të Prrenjasit, pasi shton se “qelbet nga koka të këmbët, me lekët e vjedhura të mamit”.
Ndërkaq ajo e cilëson deputeten një hipokrite, sepse sipas saj bënte sikur e donte reformën në drejtësi, por që nuk dha dorëheqjen kur e ëma nuk kaloi dot procesin e vettingut.
"Jam arsimuar edhe unë në Amerikë, por jo me lekët e mamit tim, por me bursë fullbright nga USAID, taksapaguesit amerikanë. Rudi, jam kurioze të shoh sa vota do marresh në Prrenjas me këto shfaqje të nivelit të politikanes së ulët që bën!! Duke u thurur dhe kashtisur me nismën thurje, ty nuk të voton as dikush që është i djathtë, sepse e di që vota e tij do shkojë në kosh, ose në oborrin e Ramës.
Patericë e thyer, e zhyer dhe e lyer! Kaq mbetesh o Rudinë, prandaj mos na bej moral në Prrenjas dhe as mos gënje duke thënë se takove qindra e mijëra qytetarë, se nuk janë aq qytetarë këtu, për shkak të shpopullimit. Mundohu të gjesh mënyra të tjera për të rënë në sy, se s’te hedh njeri kashtë në Prrenjas ty", vijon ajo.
/KAFSHA/,pse e quan Prrenjasin fshat?!Prrenjasi eshte qytet i ri,por shume i vogel,eshte nje nga ata qytete qe u krijun ne kohen e Xhaxhit.Ai u krijua per shkak te minieres,eshte qytet minatoresh.Para se te shkosh atje eshte i ashtuquajturi Prrenjas-fshat,por jane te ndryshem dhe nuk kane lidhje me njeri-tjetrin.Pas 90' Prrenjasit,iu mbyll miniera,por u be i rendesishem politikisht,gjykuar nga vajtjet atje, per fushata elektorale, te te gjithe kokave te medhaja te politikes.
PërgjigjuPrrenjasi para viteve '90 Ka qënë një Qytezë model,ku çdo gjë funksiononte më së miri,Miniera e Hekur Nikelit,Stacion Treni për Udhëtarë e mallra, ishte si CapoLinea, për Mallra..Shkolla Profesionale Gjeologji Miniera.....etj..Por..: kjo asht Shqipëria sot,mbasi e shkatërroi UDBja me agjenturë e saj me në krye Tropojanët BiBerishoviç e HajdaroViç..
PërgjigjuEdhe Prrenjasi eshte fshat, dhe ish kryetarja ashtu si kryepleqte e fshatrave ka bere namin ne vjedhje sepse fshatari mendjen e ka te vjedhja
PërgjigjuMoj Miranda, c'pate me Rudinen,c'mize te pickoi qe e ngacmon ?! SPAKU nuk ka per te te trajtuar ty me keq se sa c'trajtoi Vetingu mamane e Rudines.
PërgjigjuPO per kete hyne ne politike maloket o rajmonda ,,,per te vjedhur leket e popullit,,,,a mban mend te kene bere ndonje pune????/,edhe rudina me leket e vjedhura nga nena dhe babi i saj ,,shkoi ne amerike dhe jetoi atje,,,dhe me ato leke jeton tani,,,,dhe ka fytyre e kerkon dhe vota,,,se mos kane fytyre saliu,,basha,,meta,,kryemadhi qe vodhen e vrane shqiptaret ne 25 vjet....
PërgjigjuDipllome kristali ne usa ka marre.. Ajo sdin te lidhi dy fjale.. Ik o zonje mos e bej vipse nje cop bajge qe nuk sjell asgje te re..
PërgjigjuMaskën,Rudi!
PërgjigjuPo moj zonje po edhe ti 500 000 leke doje per dipllome bashke me te tjeret apo harrove
Përgjigju