Paketa ligjore anti-KÇK hedh në kosh Kushtetutën. Është ky opinioni i juristit Jordan Daci lidhur me paketën anti KÇK të miratuar vetëm një ditë më parë nga qeveria ku në fokus do të jetë pasuria e kriminelëve dhe terroristëve.
Sipas Dacit, ky akt jo vetëm dublon institucionet e drejtësisë, por edhe i pushon së funksionuari ato pasi miratimi I tij i zëvëndëson gjyqtarët dhe prokurorët me polica.
“Ka një ndryshim të madh me atë që u prezantua në fillim, i cili ishte një tekst krejtësisht skandaloz.
Gjithsesi ky nuk është më pak skandaloz se ai i pari përsa i përket qoftë logjikës, qoftë mënyrës së funksionimit dhe dublimit të institucioneve dhe dhënies së policisë atribute të cilat nuk i takojnë me ligj.
Tashmë me një vendim qeverie që është asgjë dhe nuk mund ta bëjë një gjë të tillë shkelet kushtetuta dhe I jepet kopetenca KLGJ dhe KLP”, u shpreh juristi, Jordan Daci.
Nga ana tjetër Daci shton se ajo çfarë do ta bënte më efektiv këtë paketë do të ishte përfshirja në sitën e saj edhe të politikanëve.
“Ne mund ta prezantonim të pranueshëm nëse kjo do t'i godiste të gjithë pa përjashtim.
Fakti që kjo mbron veten e vet dhe zyrtarët praktikisht e bën të pamoralshëm edhe moralin që prezantohet nga ana e qeverisë.
Kështu që nuk mundet kurrësesi të kemi këtë draft se nuk ta lejon legjislacioni jonë, jemi totalisht në paligjshmëri”, u shpreh juristi, Jordan Daci.
Paketa anti KÇK u miratua vetëm një ditë më parë nga qeveria shqiptare, ku ndryshe nga çfarë u prezantua në fillim në draftin final të miratuar janë hequr akuzat për shpërdorim detyre të zyrtarëve, korrupsioni i çfarë do lloj forme, përfshirë atë zgjedhore, por edhe atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
O dac o zoti pac po çfar të bëj Edi Rama të lejoj fundërinat e kryekriminelit qenit malok salhe që ta shkrin Shqiprin fare ? ? ? Kta njerëz të drejtësis me 8 vjeçare qē krimineli i bëri gjyqtar e prekuror po ku ishe ti o zoti daci paci atëhere fole protestove për ktë krim kaq makabër. Apo ti nga ai vesh nuk digjon o zoti paci daci. O çfar store ka në Shqipri me njerëz si ty o daci paci.
Përgjigju