Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Topalli: Pazare për të ruajtur karrigen e tyre! Mediu: Rama vulosi turpin e tij për të vjedhur zgjedhjet

5 Tetor 2020, 16:48| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 19:19

  • Share

TIRANË- Politikanët jashtë parlamentit kanë reaguar ashpër pas ndryshimit të Kodit të Ri zgjedhor që u votua me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim në Kuvend, i cili ushoqërua me debate dhe incidente por në fund, u votua edhe nga 23 deputetë të opozitës parlamentare.

Ish-deputetja Jozefina Topalli, shkruan se ndryshimet janë miratuar si pasojë e një marrëveshje mes palëve politike, sipas saj për të ruajtur karrigen e tyre.  “Sa bukur bien dakord me ruajt karrigen e tyre”, shkruan me ironi Topalli në rrjete sociale, e cila nuk është pjesë e asnjë liste të PD për kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili shkruan  se kryeministri Edi Rama sot ka vulosur turpin e tij. Sipas Mediut me këtë vendim Rama ka treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve. “Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, thotë Mediu.

Ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe nga përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE (simotra e PD) në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili shkruan se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit dhe me këtë veprim sipas tij rrezikon të bllokohet dhe të shtyhet Konferenca e parë ndërqeveritare si hapi i parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

 “Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet"  shton eurodeputeti.

Ora 16:29
Kodi i ri Zgjedhor, eurodeputeti i PPE: Votimi i shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit rrezikon të bllokojë Konferencën e parë ndërqeveritare

1601908458_MichaelGahlermep.jpg

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE (simotra e PD) në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka reaguar për votimin e Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend, duke thënë se sipas tij është shkelur marrëveshja e 5 qershorit dhe me këtë veprim shton se rrezikohet të bllokohet dhe të shtyhet Konferenca e parë ndërqeveritare si hapi i parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

 “Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, shkruan eurodeputeti.

Ora 16:19
Mediu i ashpër për miratimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor: Rama vulosi turpin e tij, tregoi qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve

1601907727_FatmirMediuok663x376.jpg

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë një reagim të ashpër pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kod Zgjedhor, për të cilat shkruan se kryeministri Edi Rama ka vulosur turpin e tij. Sipas Mediut me këtë vendim Rama ka treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve.

“Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Rama është një rrezik kombëtar, ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare”, shkruan Mediu.

Ora 16:08
Votimi i ndryshimeve në Kod Zgjedhor, reagon Topalli: Sa bukur bien dakord me ruajt karrigen e tyre

Ish-deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka reaguar pasi ditën e sotme janë miratuar me 97 vota pro 15 kundër dhe 6 abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, duke e cilësuar këtë një marrëveshje mes palëve politike, sipas saj për të ruajtur karrigen e tyre.

 “Sa bukur bien dakord me ruajt karrigen e tyre”, shkruan me ironi Topalli në rrjete sociale, e cila nuk është pjesë e asnjë liste të PD për kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kavajsi: 06/10/2020 08:26

    Jozefin,me vjen keq por ti nuk e meritoke PD.en.Mbase ke menduar se meqe je nga Shkodra duhet te jesh me patjeter deputete por je gabuar shume.As Bashanuk e meriton te jete ne krye te PD-es por me ty ka vepruar drejte.Dukesh qe nuk je aspak demokrate por nje interesaxhie e pa skrupullt.Shihi Bregun,Doden ,Rulin e shoke qe nuk i japin krahe Rames duke luftuar Bashen.Si spjegohet qe ti dhe Patozi nuk folet njehere kunder Rames por vetem kunder PD-es dhe mbi te gjitha sa here ka fushate zgjedhore.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 05/10/2020 18:21

    Fatmir Mediu nje shketdhate qe nuk e ka shokun

    Përgjigju
  • JamKushJam: 05/10/2020 17:00

    Mediu: Rama vulosi turpin e tij.... PO zotrote O zt. Mediu, kur shpertheve bashke me Salcen Gerdecin VULOSE GJE????? Ju jeni hem dhi te zgjebosura hem bishtin perpjete!!!!

    Përgjigju
  • Tosi: 05/10/2020 16:57

    O Fatmir Gerdeci, o vrases i 23 qytetareve te gerdecit, i shkofsh prapa ne ferr Nafije dybekut te leshitlikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?