Miratimi i Kodit të Ri zgjedhor ishte tema e emisionit Repolitix në Report Tv mbrëmjen e sotme ku prodhoi debat mes të ftuarve. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka u shpreh me kritika mbi qëndrimin e opozitës e bashkuar në lidhje me këto ndryshime. Ai tha se mund të ishin më të ashpër si dhe mund të organizonin dhe protesta për këtë.
Ndërkohë Duka tha se gjatë mbledhjes së PD-së me aleatët është diskutuar që për këto ndryshime në kod tu drejtohen dhe ndërkombëtarëve. Ndërkohë ai ka pasur një debat dhe me sekretarin organizativ të PS-së, Arben Pëllumbin mbi koalicionet ku Duka tha se ata bëjnë gjithçka për të mbajtur pushtetin. Por sekretari iu përgjigj se mazhoranca nuk do u plotësonte të gjitha kërkesat opozitës pasi dhe ata duan të shpallen fitues në zgjedhjet e ardhshme.
Në anën tjetër deputeti Myslym Murrizi zbuloi 2 nga 4 qarqet në të cilat do të garojë në zgjedhjet e 2021. Ai tha se do të garojë në Fier dhe në Tiranë ndërkohë që për dy qarqet e tjera do të vendosë në një moment të dytë. Kreu i Lidhjes Demokratike gjithashtu shprehu dhe kritika mbi këshillin politik duke thënë se i gjithë produkti i arritur deri më tani është hedhur poshtë. Ai shprehu kritika dhe për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e reformës zgjedhore.
Për Sekretarin Organizativ të PS-së, Arben Pëllumbi tha se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë plotësuar kërkesat e opozitës parlamentare dhe asaj të re, dhe sipas tij nga ajo marrëveshje PS-ja nuk ka marrë asgjë. Ai shtoi se nuk është shkelur marrëveshja e 5 qershorit, por mazhoranca ka shkuar përtej saj me plotësimin me disa pika.
"Tani paskemi bërë disa kompromise që i kem bërë disa koncesione për të qenë në politikë nesër. Të gjitha forcat politik të dalë në terren dhe të marrë atë që i takon, përfaqësimin e vet, të mos i marrë nga këto vota që vijnë nga partia came, që në listën e atij burri të mos jenë edhe ai edhe ai tjetri, lufto për të rritur votat e tuaja me program. Kjo ka qenë filozofia e kësaj gjëje. Të gjitha sistemet që kemi pasur deri tani janë të gjitha demokratike, por mënyra si e kemi zbatuar s'ka qenë e saktë. Më që në çdo palë zgjedhjesh, humbësi ka bredhur gjithë Evropën, OSBE-ODIHR tha implementoni këto që themi ne. Komisioni parlamentar duhet të dilte me një draft dhe ta sillte në Parlament. Murrizi nga 5 kërkesa mori 3, po ne si PS ça morëm. Marrëveshje e 5 qershorit ishin të gjitha kërkesat e opozitës. Ne tentojmë të shkojmë drejt Europës dhe aty ka disa rregulla. Këto marrëveshje kanë një dysheme, në bëmë atë që deshi opozita, siç e deshën atje dhe e votuam në parlament, i qëndruam pikë për pikë, tani nëse duam të shkojmë mbi këtë marrëveshje, ku është këtu mosqënia i ndershëm. 3 e gjysmë u shmang opozita, dhe pastaj në 6 muaj nuk bënë asgjë. "Këto mos i prekni, këto jo dhe po mos bëtë kështu si themi ne jeni të pandershëm", na thonin këta", tha Pëllumbi.
Kësaj deklarate, iu përgjigj me ironi kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
"Më jep një shami dhe të qajmë hallin që kanë këto. Të më thonë se mund të japë nga vetja ime, që këto që jenë më mirë. Unë personalisht u jap ça duan këto", tha Duka me ironi.
Deputeti Myslym Murrizi në emisionin Repolitix zbuloi 2 qarqet nga 4 në të cilat do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se do të garojë në Fier dhe në Tiranë, ndërsa për 2 qarqet e tjera do të shprehet më vonë.
"Politikanë nuk bëhesh me shiringë. Basha dhe Rama nuk i kanë krijuar këto vetë partitë e tyre politike. Në politikë nuk ka të rinj dhe të vjetër. Ka hajdutë dhe mashtrues. Berisha dhe Nano kishin bërë shkollë politike? Sa naftë kishin harruar Berisha dhe Topalli për të shkuar deri në strasburg për të denoncuar Celibashin. Në vitin 2013 vetëm 5 parti kaluan pragun e vendosur. Do të kandidojmë në 12 qarqe me 14 burra dhe gra. Nuk ka prag 3 përqind. Për të maksimalizuar votën bëhet kjo me 4 qarqe. Fier dhe Tiranë do të kandidoj ndërsa për dy qarqet e tjera do e mendoj." - tha Murrizi.
Kreu i Lidhjes Demokratike, Myslym Murrizi në emisionin Repolitix është shprehur me kritika për këshillin politik dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në reformën zgjedhore.
Ai thotë se Këshilli u ngrit kot dhe nuk arriti asgjë ndërsa për rolin e ndërkombëtarëve tha se nuk është i impresionuar për ata që vijnë këtu.
"Ishte një Këshill kopil. U hodh poshtë. Kemi parë shumë dënglaxhinj që vijnë këtu. Kemi pasur stabilitet këtu 50 vite në komunizëm. Nuk kam asnjë impresion për këta që vijnë këtu. Nuk ndikojnë fare në politikën shqiptare. Problemi është që ky këshill nuk ka babë sepse është i trembur dhe nuk arriti asgjë. Në pikën e fundit të 5 qershorit thuhej se listat e hapura nuk duheshin prekur. Ky është një vend sovran që nga 1912. Unë kam qenë në takime me Yuri Kim dhe Sorecën e u kam kërkuar zyrtarisht që të më gjejnë një lek të Murrizit që e kam bërë pa të drejtë. Opozita parlamentare janë kënaqur shumë pasi thanë se herësi i Damianit na shpëtoi dhe ne, kanë festuar. I pyeta Damianin dhe Petrit Vasilit nëse kanë pasur një draft për listat e hapura, as sot nuk e kanë. Do të flasim për shtet ligjor apo deklarata mediatike. Shkova në këshill dhe i pyeta nëse kanë një draft por nuk më thanë gjë. Unë kam folur me një prej zyrtarëve të ODIHR dhe më tha që nuk ishte e nevojshme nënshkrimi nga katër persona për ndihmë mbi mosmarrëveshjet në këshill" - tha Murrizi.
Ndalimi i koalicioneve ka sjellë debate në studion e Report Tv mes kreut të PAA-së, Agron Duka dhe sekretarit Organizativ të PS-së, Arben Pëllumbi.
Duka: Me llogari matematikore ndalimi i koalicioneve është në favor të Ramës. Se disa vota që dilnin tepër, plus herësit që duhet për një mandat, grumbulloheshin te thesi i opozitës dhe kjo nuk i intereson Ramës. Ky Basha ose me qen budalla, ose me qen i shitur, se s’ka si të jetë dakord dhe të ketë bërë marrëveshje.
Gjatë debatit me sekretarin organizativ të PS, Arben Pëllumbi, Duka ka ngritur tonet duke akuzuar PS si parti mashtruese që po bën çmos që të marrë pushtetin me truke elektorale.
Pëllumbi: O Gon se ke goxha eksperiencë…
Duka: Ore çfarë quan lista të hapura ti…mos shkonte në Këshill Politik të thoje duam lista të hapura apo të firmosje 5 qershorin. Nuk zbatuat një zotim
Pllumbi: Kush nuk e zbatoi?
Duka: Ti thu i kam dhënë opozitës, Bashës i kam dhënë mundësi për komisionet…pse nuk i plotësuat ju atë që kërkuam ne, për mosndalimin e koalicioneve?
Pëllumbi: Pse çfarë jemi ne që t’ju plotësojmë ju çfarë doni ju? Po normal për të fituar do mendojmë ne të gjithë
Sigurisht Duka ka peshën specifike në zonë, ka votat e tij. Unë kam një vend tjetër në PS, nuk është si unë Goni, ai ka votat e tij unë kam siglën e partisë.
Agron Duka tha se në mbledhjen e sotme të PD-së me aleatët u diskutua për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor. Ai tha se kanë kërkuar për ta bërë këtë çështje të ndjeshëm tek ndërkombëtarët.
"Diskutuam për të ardhmen. Një ndër zërat ishte që ne duhet ta bëjmë të ndjeshëm dhe tek ndërkombëtarët. Prezenca e ndërkombëtarëve duhet se me këtë u shkel marrëveshja e 5 qershorit. Nëse do vijohet kështu atëherë do diskutohet se si do i bëjmë ballë kësaj mazhorance" - tha Duka.
I ftuar në emisionin Repolitix, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka shprehur kritika për qëndrimin e opozitës së bashkuar pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Ai tha se opozita duhet të mbante një qëndrim më të ashpër dhe mund të shkonte deri në protesta.
"Përsa i përket asaj të Presidentit dihet që do ta kthejë. Problemi është që a do të ketë ndonjë reagim. Ka një shpresë të vakët. Për vete do të kisha një qëndrim më të ashpër. Nëse në raste të tjera është ndihmuar, opozita kishte në krah shoqërinë civile, ndërkombëtarët dhe qytetarët. Do bëja protesta qoftë dhe simbolike. Nuk më duket normale që kjo të kalohet kaq lehtë. Një kod zgjedhor nuk mund të kalohet në mënyrë të njëanshme. Duhet marrë opinioni i opozitës. Ai bëri siç donte vetë. Mori për bazë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve por në fund fare bëri siç donte vetë" - tha Duka.
Gono ike per leshdhije dhe ti si Nafije dybeku i leshitlikes me duket, e dhjeve fare keto vitet e fundit,ke humbur shume perkrahes qysh se u bashkove me partine e Klsvis krricit te Faros dhe Flamur Herman Geringut te bandes se molotovit.
PërgjigjuORE KY AGRON DUKA A E DI KY BUF PULASH SA VOTA BËN KY ME PARTIN E SUMËS QË KA ? ? ? EDI RAMA KSAJ RADHE KTYRE TIPAVE ME PARTI SUME JA KA TREGU VENIN QË MERITONIN. E TANI DO TA SHOFIN KTA PARAZIT SE SA KILE PESHOJN.
PërgjigjuBuf pulash eshte ky?
Përgjigju