Kronikë

Miratimi i pr/ligjit për Teatrin, artistë e qytetarë protestë jashtë Kuvendit/FOTO

5 Korrik 2018, 22:43| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 23:03

  • Share

Artisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar protestën jashtë dyerve të Parlamentit. Protestuesit janë irrituar pas miratimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, i cili parashikon ndërtimin e një teatri të ri.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësues të opozitës dhe disa artistë kanë protestuar prej orës 10:00 të paradites, kur nisi seanca plenare, që kishte në rend dite dhe pr/ligjin për teatrin.

Qytetarët dhe artistët kanë bllokuar rrugën para Kuvendit për të mos lejuar deputetët të kalojnë pas miratimit të pr/ligjit, ndërsa forcat e policisë kanë qenë të pranishëm për të shmangur një përplasje të mundshme.


(Protesta jashtë Kuvendit)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?