Edhe pse opozita ka qenë kundër, projekti i Portit të Durrësit e ka marrë dritën jeshile nga pozita. E për këtë opozita ka pasur një sërë akuzash. Pas 14 orëve debate të ashpra, Projekti i Portit të Durrësit dhe paketa fiskale 2023 u miratuan. Por ajo që ra në sy ishte mos prezenca e kryeministrit Edi Rama i cili pas fjalimit të tij, kreu i qeverisë nuk u paraqit të votonte, e kaq i ka mjaftuar opozitës për kundërargument ndaj projektligjit. Sipas deputetes Monika Kreyemadhit, nënkryetarit Petrit Vasili deputetët e mazhorancës thjesht zbatojnë urdhrat e kryeministrit. Një reagim nuk kishte si të mungonte nga kreu i Foltoreve, Sali berisha i cili përsëriti refrenin e njëjtë duke akuzuar Bashën dhe Ramën për aferën e Portit të Durrësit.
“Shqiptarët e dinë se kur Edi Ramës i merret fryma duke mbrojtur një ligj, është sepse aty ka planet e veta financiare.
Sa herë mbron deri në mbarim fryme një biznes privat dhe harton ligj special për të, të gjithë e dinë se ka pas plane kriminale.
E njejta gjë ka ndodhur me inceneratorët!
Porti i Durrësit i votuar dje nga deputetët e verbër të mazhorancës, preludi i një afere kriminale kundër shqiptarëve, por që do të ndëshkohet!”- shkroi Kryemadhi.
Një reagim ka pasur dhe deputetja demokrate Eralda Bino e cila e ka cilësuar si aferë korruptive të turpshme.
Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste ka miratuar me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.
Deputetja Eralda Bano ka reaguar për projektin e portit të Durrësit duke thënë se opozita e demaskoi por mazhoranca iu kundërpërgjigj duke votuar kundër cdo amendamenti që kishin paraqitur për buxhetin 2023.
Sipas Banos, deputetët e mazhorancës votuan kundër duke treguar se ndjeshmëria e tyre ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nevoja ndryshe.
“Gjatë seancës plenare ditën e djeshme demaskimin që çdo deputet i opozitës bëri kundrejt aferës gjigande të portit të Durrësit, deputetët e mazhorancës u kundërpërgjigjën duke votuar në bllok, si përherë, kundër çdo amendamenti të paraqitur prej deputetëve të opozitës lidhur me buxhetin 2023. Të gjitha propozimet tona ishin legjitime dhe i shërbenin qytetarëve shqiptar.
Në rastin tim konkret paraqita kërkesën për shtimin e numrit të mësuesve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja ndryshe.
Deputetët e mazhorancës votuan kundër pikërisht këtë, duke treguar se ndjeshmëria e tyre ndaj qytetarëve shqiptar është e papërfillshme. Turp”- shkroi Bano.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar një ditë pasi në Kuvend u miratua projekti i Portit të Durrësit dhe paketa fiskale për vitin 2023. Edhe pse në mungesë të kryeministrit, projektligjet u miratuan me shumicë votash në parlament. Për Vasilin, Rama ‘grabit’ dhe përgjegjësinë ua lë deputetëve të tij të cilët votojnë si bagëti.
Vasili nënvizon se roli i kryeministrit në Kuvend ishte të mbante një fjalim drogaxhiu, të djerësiste si lope, të lehte e të mjaullinte e në fund t’ua linte deputëtëve të votonin hajdutërinë e tij 6 miliardë euro të Portit të Durrësit.
“Ky Edi Rama as firmosi as votoi vetë fare per kete marreveshjen e hajdutllekut te Portit te Durresit!
Mbajti ca fjalime te nje drogaxhiu, djersiti si lope, psheretiu, lehu dhe mjaulliu dhe ua la ketyre rrypave deputete, qe ta votojne hajduterine e tij 6 miliarde euro te Portit te Durresit.
Nja 70 gjakshprishur, por edhe budallenj deputete, qe u vetperdoren si bedela qe votojne dhe s’bejne as gëk as mëk.
Ky vetem grabit dhe rremben se sa per pergjegjesine…. ate jua le te tjereve sa here eshte ne hall.
Dhe mire e ben kur te tille deputete te pacipe votojne si bageti, qe u hedhin dy lopata tagji ne grazh dhe e pertypin e nuk hapin gojen.
Ptu… turpi i ketij vendi me KM & deputetë rilindjeje!”- shkroi Vasili.
Dele e shkuar deleve! E pse habiteni?! Keshtu kane votuar historikisht si delet deputetet shqiptare,duke filluar me shpalljen e Zogut mbret,me dhenien e kurores Italise,vazhduan me Xhaxhin e jo vetem ne Kuvend,por dhe ne Byro e mbaruam me Berishen e Ramen.Gjithemone te magjepsur nga forca e karizma e me te forteve,por dhe nga frika e pasojave te zemerimit te tyre,po te votonin,apo te mendonin ndryshe,tamam si nje mi perpara nje gjarperi.Dhe tani qe jemi ne demokraci vazhdohet me te njejtin model,me opozita qe votojne pothuajse cdo here e per cdo gje /kunder/ dhe pozita qe votojne pothuajse per cdo here e cdo gje /Pro/,pa bere pyetje,pa patur asnje problem,asnje kundershtim,pa patur deshire per me teper sqarime e info.E gjitha rezultat i mungeses se kultures demokratike dhe mungeses se demokracise ne vetvete.
Përgjigju