Atentati me një të vrarë dhe dy fëmijë të plagosur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ka ngjallur debate edhe në Komisionin e Ligjeve ku deputetët ishin mbledhur për te diskutuar 2 marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurisë.
“Mbrëmë në Fushë-Krujë në fshatin Larushk është qëlluar, është vrarë një person dhe është plagosur djali 13 vjeçar, disa ditë më parë në dukagjin po ashtu janë vrarë bab e bir duke shkuar në banesën e tyre. Gjendemi para faktit që njerëzit vriten pranë banesave të tyre, kjo mua më shqetëson shumë. Çfarë nuk shkon në Policinë e Shtetit që këta persona nuk mbahen nën mbikëqyrje që të parandalohen. Është për të ardhur keq që sot shqiptarët janë të pasigurt për jetën.”
I pranishëm në Komision, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati thotë se policia po bën gjithçka për të siguruar jetën e qytetarëve, ndërsa thekson se statistikat për vrasjet janë ulur.
“Ngjarje ka pasur në të gjitha kohërat, ngjarjet kundër personit, kundër jetës kanë një ndryshim drastik nga viti në vit. Ato janë duke u hetuar, në policinë e Shtetit punohet me përkushtim për rendin dhe sigurinë në vend.”- tgha ai.
Shqetësim për ngjarjet e fundit kriminale shprehën edhe deputetët e PS, por ata thonë se kriminaliteti është ulur, sidomos krahasuar me periudhën kur nuk qeverisnin socialistët.
“Çdo shqetësim për ngjarje kriminale është legjitim, sikur një vrasje në vit të ndodhë, dhemb. Kur ndodhin ngjarje të tilla si ajo e Krujës dhe e Shkodrës të gjithë jemi të shqetësuar dhe kërkojmë që autorët të vihen para përgjegjësisë’- tha Koçi.
Komisioni i ligjeve kaloi me dakordësi 2 marrëveshjet për ratifikimin e konventës ndërkombëtare për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor dhe “Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në luftën kundër krimit me qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite.”, ndërsa deputeti Petro Koçi kërkoi që Shqipëria të bëjë një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe që krerët e grupeve kriminale që strehohen atje, të ekstradohen drejt vendit tonë.
Kutjojmë se ditën e djeshme (3 korrik) në Kuvend, krue i SPAK, Altin Dumani e theksoi si shumë problematike faktin që nuk ka marrëveshje ekstradimi mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendit tonë.
NORMALE ESHT ULUR NUMRI I VRASJEVE SEPSE JAN VRAR TE GJITH
PërgjigjuKe te drejte o Dogjan(ose Do dhe gjen).ora 00.15(pas mesnate)dhe policia nuk i ben roje nje te dyshuarit per krim.Te kripsha mendjen,Rob i trashe
Përgjigju