Sociale

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale (VIDEO)

26 Dhjetor, 15:33| Përditesimi: 26 Dhjetor, 16:21

  • Share

Elbasan- Me 27 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim u miratua sot (26 Dhjetor) buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2025.

Buxheti i vitit të ardhshëm arrin vlerën prej rreth 3.8  miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 5.85% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, këtë vit rriten fondet për mbrojtjen e mjedisit dhe në fushën e arsimit, pasi do të investohet në të paktën 7 shkolla, sidomos përsa i përket eficencës së energjisë.

Ndërsa e majta e konsideron buxhet modest dhe ambicioz, këshilltarët e opozitës nuk e miratuan. Bukurosh Stafa i PS e ciësoi buxhet ambicioz.

Mes debatesh dhe kundërshtish theksuan se buxheti i paraqitur nuk përfaqëson dhe as i shërben qytetarëve elbasanas, por është një buxhet i përdorur kryesisht për fushatën elektorale, pasi një pjesë e konsiderueshme e tij shkon për punonjës sezonal dhe për administratën.

Blendi Himçi, kreu i Grupit të Opozitës, argumentoi se buxheti është politik.

Jo pak kritika të djathtët i kishin për infrastrukturën rrugor, mungesën e vëmendjes për turizmin dhe njësitë administrative.

Në debatet e këshillit, anëtarët Erjon Murataj, i PSD, Artan Kana, i PD, Doris Madhi, e PD dhe Lumturi Hasa e PDIU, dhanë gjithashtu objeksionet dhe mendimet e tyre.

Ndërkohë, me epërsinë e numrave u miratua edhe paketa fiskale për vitin 2025 dhe disa pika bazike të rendit të ditës, ndërsa disa të tjera për të mos i marrë kohë miratimit të buxhetit u shtyn për në mbledhjen e radhës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?