Ekonomi

Mirditë, votohet buxheti me votat e PS dhe PD-së, Mëlyshi: Minimal për nevojat e bashkisë

28 Dhjetor, 10:44| Përditesimi: 28 Dhjetor, 15:10

  • Share

Me vota 18 pro dhe asnjë kundër të majtë dhe të djathtë në Këshillin Bashkiak të Mirditës u bënë bashkë dhe miratuan buxhetin e vitit 2025, i cili kap vlerën 6.3 miliard lekëve të vjetra, ku 75.23 % do të shkojë për paga, 12.99 për investime dhe 11.39 % për shpenzime operative.

Duke folur para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi e konsideroi buxhetin minimal krahasuar me nevojat dhe kërkesat që ka kjo njësi vendore, ndërsa sipas tij dhe mbështetja e Qeverisë me investime përgjatë viti 2024 ka qenë e ulët.

“Ky është një buxhet minimalist që bashkia Mirditë ka, në krahasim me nevojat dhe kërkesat dhe problematikat që janë. Bazuar në ato që mbledhim dhe ato që vijnë si transferta bëjmë përllogaritjen sipas kodeve përkatëse. Në raport me mbledhjen e të ardhurave, ku shihet edhe puna e bashkisë është në përqindje progresive dhe në rritje nga viti në vit, sidomos nga viti 2023 deri në 2024-ën. Në 2023 janë mbledhur 63 milionë të reja dhe pse ishin parashikuar 75.

Vjet të gjithë bashkë e kemi miratuar 75 milionë të reja sërish për të mbledh gjatë 2024. Dhe kjo vlerë është arritur 100%. Kemi shumë punë për të bërë gjatë 2025.

Jam i bindur që nga 75 vitin tjetër ta bëjmë 85. Është buxhet minimalist, po ne në bazë të mundësive që kemi t’i shpërndajmë gjatë zërave më të domosdoshëm që qeveria ka nevojë. Të majtë e të djathë duhet të bëhemi bashkë që qytetarët të mos trajtohen në mënyrë të diferencuar, por të trajtohen si qyteraët e bashkisë  si të Lezhës apo të Kurbinit që bashkitë mund të jenë të majta”, tha Albert Mëlyshi, kryetari i bashkisë Mirditë.

Këshilltaret e majtë i kërkuan bashkisë që të punohet më shumë dhe të konkurohet me projekte, që Mirdita të përfitojë nga investime nga Qeveria Shqiptare.

"Të punohet më shumë dhe të konkurrohet me projekte. Buxheti i bashkisë nuk është 13% por me projektet që konkurojnë fitojnë, merr investime tjera që shkojnë 70%. Unë kam vite këtu dhe buxheti është shërbim, pastrim, administratë, paga sigurime. Bashkia funksionon me projekte të tjeraqë punon administrata dhe i menaxhon. Para 5-6 viteve në bashkinë Mirditë ka pas investime me 20-30 milonë euro, uroj të jenë prapë. Të punohet të vazhdohet...për emergjencën civile kemi kaluar një milionë e 900 mijë lekë. Edhe ato pak fonde që kemi nuk janë pak, por të kenë shtysë që të vazhdohet më tej”, tha Aleksandër Lusha, këshilltar i PSD.

Me buxhetin e vitit 2025 i cili ka ardhur në rritje janë parashikuar të kryhen një sërë investimesh në Mirditë, ku në fokus do të jetë infrastruktura rrugore, por pa lënë pas dhe arsimin dhe sektorin e bujqësisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?