Foto ilustruese

Miratohet fondi shtesë për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit, KQZ-së i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh

8 Shkurt 2021, 19:51| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 20:11

  • Share

Qeveria sot ka miratuar një fond shtesë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit 2021. KQZ-së në fondin e ri të 2021 miratuar nga Këshilli i Ministrave i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh, që do të përdoren për menaxhimin dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Shtesa do të parashikohet nga buxheti i vitit 2021 dhe vendimi është firmosur nga kryeministri Rama dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

"Komisionit   Qendror   të   Zgjedhjeve,   nëbuxhetin  e  miratuar  për  vitin  2021,  i  shtohet fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021. 2.Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, tëkëtij  vendimi,  të  përballohet  nga  fondi  rezervë  i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3.Ngarkohen   Ministria   e   Financave   dheEkonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë   dhe botohet në Fletoren Zyrtare", thuhet në vendim.

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte caktuar fondin prej 140 milionë lekësh që do t'u japë partive politike. Sipas draftit të parë, Partia Socialiste do të marrë 63. 417. 047 lekë, Partia Demokratike 38. 911. 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20. 012. 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7. 447. 477 lekë, Lista e Barabartë (Libra) 4. 841. 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5. 369. 137 lekë.

Sipas KQZ ndarja e fondeve është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare pra 2017 dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Komento

Komente

  • Vota jone plumb per armikun: 08/02/2021 20:59

    Shtyjini zgjedhjet sic beri edhe Italia deri ne fund te pandemise, mendoni nje here te vetme per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?