Kryeministria

Politikë

Miratohet hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës

19 Shkurt, 14:16| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:20

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi sot (19 shkurt) hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

Gjithashtu shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?