Miratohet huaja 67.3 mln €! PD më Komisionin e Ligjeve: Ujësjellësit me punësime elektorale, të varur nga qeveria

20 Mars 2023, 16:20| Përditesimi: 20 Mars 2023, 16:27

  • Share

TIRANË- Nga Komisioni i Ligjeve, opozita akuzoi qeverinë se po përdor ndërmarrjet e ujësjellësve dhe kanalizimeve për punësime elektorale.

“Ndërmarrjet e Ujësjellës e Kanalizimeve janë kthyer në zyra punësimi elektorale… Abuzime skandaloze”, tha Bledion Nallbati, deputet i PD-së.

“Kemi nevojë të sjellim një mënyrë të re, mentalitet të ri, t’u shërbesh qytetarëve me numër të caktuar banorësh”, Enkelejda Muçaj zv-ministër infrastrukturës dhe energjisë

Për opozitën shqetësim është dhe kontrolli që qeveria ka mbi shoqëritë e ujësjellës- kanalizimeve, duke kujtuar vendimin e qeverisë të majit të shkuar që i orienton shoqëritë e ujësjellës e kanalizimeve të lidhin marrëveshje mes tyre.

“Është me vullnet nga lartë? Votimet e çuditshme të 2019, që i dhanë mundësi kryeministrit t’i bënte bashkë. Nëse Bashkia e Durrësit do të dali pas 14 majit të dali nga kjo, mund ta bëjë këtë gjë”, tha deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

 “Janë marrëveshje mes palëve, sipas parashikimeve për 10 vite, të mundet të realizohen objektivat”, u përgjigj Muçaj.

“Ne duam të ikim nga kjo marrëveshje, ikim dot”, tha Bylykbashi.

“Në marrëveshjen e bërë ka një afat 10 vjeçar, pas 10 viteve mund të dalësh…”, u përgjigj Klevis Jahaj, nga Agjencia kombëtare e ujësjellës kanalizimeve.

Debati u zhvillua gjatë diskutimit dhe miratimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të huas me vlerë 67.3 milionë euro. Kjo hua do t’u vijë në ndihmë shoqërive të ujësjellësve për të rritur efikastietin e mbulimit me furnizimin me ujë me të paktën 18 orë në ditë në 35 zona të reja urbane. Programi siguron financim për rreth 12 000 lidhje të reja familjare, nga të cilat pritet të përfitojnë rreth 50 mijë njerëz.

“Po flasim për një program 5 vjeçar, 60 mln hidhet nga shteti. Kjo kredi merret në vlerën 67.3 mln euro, 16 vite, 4 vite pa parapagim principali, 1.17% interesit. Programi realizohet në 5 vite”, përfundoi Muçaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?