Kronikë

Miratohet Kodi i ri Rrugor, i hap rrugën rifillimit të kolaudimit! Hysi: Masa të rrepta për shkelësit në rrugë! Murrizi: Falni gjobat e vendosura në pandemi

7 Maj 2021, 15:03| Përditesimi: 7 Maj 2021, 19:05

  • Share

Është miratuar në Kuvend, Kodi i ri Rrugor që synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rrugës, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.

“Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për  përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura”, u shpreh Hysi.

Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.

“Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura”, tha Hysi.

Pas hyrjes në fuqi të projektligjit kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Ndërsa mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

Gjatë diskutimeve deputeti i opozitës Myslim Murrizi, propozoi që të falën gjobat e marra gjatë pandemisë për drejtuesit e mjeteve që nuk respektuan dot orën policore se çuan njerëz në spitale.

 “Meqë jemi të kodi rrugor ftoj mazhorancën të merrte një nismë dhe të falte gjobat gjatë pandemisë dhe kthimin e patentave të atyre personave që janë penalizuar për dërgesë në spital të hallexhinjve që nuk kanë korresponduar me orën policore. Do të ishte mirë që të gjitha lejet e drejtimit të pezulluara për këtë shkak , të vinte një nismë ligjore për amnisti. Edhe unë jam dakord që kodi rrugor të jetë i përqasur. Do të doja të ishte një kod i BE por gjithsesi shpreh votën time pro dhe pres nga mazhoranca për të dërguar një amendament për të falur gjobat gjatë pandemisë", tha ndër të tjera Murrizi.  

Ora 10:38
Murrizi: Të falen gjobat gjatë kohës së pandemisë për drejtuesit e mjeteve

 

Duke folur për ndryshimet në Kodin Rrugor, deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi, propozoi sot në Kuvend që të falën gjobat e marra gjatë pandemisë për drejtuesit e mjeteve që nuk respektuan dot orën policore se çuan njerëz në spitale.

“Ndryshimet që bëhen në kodin rrugor unë do të isha dakord që të kishim një kod të ri rrugor, një kod të BE që Shqipëria aspiron. Edhe kodet e tjera, jemi mësuar të bëjmë arnime sipas momentit. Ajo që shoh në këtë kod rrugor është ngritja e masave ndëshkuese, gati dyfish i disa kuntravajtave. Ulja e numrit të aksidenteve nuk bëhet me aksione apo me fushata. Gjatë fushatës elektorale asnjë polic në rrugë, asnjë dylbi, asnjë kamer. Pas procesit të votimit, aksion  i madh në çdo aks rrugor, policë që fshihen pas ferrave. Meqë jemi të kodi rrugor ftoj mazhorancën të merrte një nismë dhe të falte gjobat gjatë pandemisë dhe kthimin e patentave të atyre personave që janë penalizuar për dërgesë në spital të hallexhinjve që nuk kanë korresponduar me orën policore. Do të ishte mirë që të gjitha lejet e drejtimit të pezulluara për këtë shkak , të vinte një nismë ligjore për amnisti. Edhe unë jam dakord që kodi rrugor të jetë i përqasur. Do të doja të ishte një kod i BE por gjithsesi shpreh votën time pro dhe pres nga mazhoranca për të dërguar një amendament për të falur gjobat gjatë pandemisë", tha ndër të tjera Murrizi. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 07/05/2021 17:19

    kapini futini na i gjobe te hajrit min 10.000 lek per ata idiotat qe ne autostrden tirane-durres (dhe tjerat sigurisht, po kjo qe behet me shpesh) e bejne me drita kot pa lidhje, rrin ngjit mas makines se duan ti hapesh rrugen, parakalojne me 150km/h. dhe vec gjobes heqje patente min 1 vit, te lirohet cik rruga se ngelen tu u perplas, nje te diele dola per ne durres, 11 makina aksident like WHY? pa llogarit ata qe i bien borise sa behet semafori jeshil atyre direkte gjobe minimale 5000 lek. nese e bejne perseri heqje patente se po svute rregulla ti gezojme aksidentet se mire ai qe se do jeten po cfaj kam une qe jam me 110 e te vjen ai me drita une ne maminas ai ne vore , hap rrugen ti se do kaloj une -_-

    Përgjigju
    • Korsia bicikletes: 07/05/2021 22:49

      Normal kur nuk je per parakalim duhet të rrish tek korsia djathtas ku rrine mjetet e avashta jo tek korsia e shpejtesise dhe ecen me 40km/h prandaj ta bojn me drita…

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?