Miratohet në Komisionin e Ligjeve dekreti i presidentit Begaj për kthimin e ligjit 'Për Shtetësinë', të enjten rivotohet në seancën plenare

2 Prill, 13:54| Përditesimi: 2 Prill, 15:32

  • Share

Mes disa debateve sporadike për aksidentin në Këlcyrë dhe arrestimet SPAK, Komisioni i Sigurisë miratoi dekretin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj për kthimin e ligjit ‘Për Shtetësinë’. Socialistët unifikuan votën me deputetët e Rithemelimit dhe partisë së Lirisë, ku prezente ishte Monika Kryemadhi.

Të enjten ligji ‘Për shtetësinë’ futet në seancë plenare për rivotim, pasi presidenti i kërkoi kuvendit kuorum për disa nene dhe amendamente që ishin votuar pa plotësuar numrat e duhur të deputetëve siç e kërkon Kushtetuta. Një tjetër kërkesë e presidentit ishte edhe përputhja e ligjit me Konventën Europiane

Në komision ishin përfaqësuesi i Presidentit Ilir Rusmajli vlerësoi Kuvendin edhe për anulimin e seancës së 7 marsit, ku ligjet nuk morën kuorumin e votave sipas ligjit. Ministri Taulant Balla kërkoi votimin e ligjit në seancë për të mos penguar më, marrjen e shtetësisë qindra qytetarët të Kosovës, Maqedonisë apo fëmijë të lindur në Shqipëri nga prindër të huaj.

Pjesë nga diskutimi:

Ferdinand Xhaferri: Nuk je shquar për sens batute (Naços), prandaj nuk do të kthej përgjigjje. Dua të rritesh në sensin e batutës. Ministri boll që foli, të lëmë të flasi presidencën që ka kthyer ligjin.

Ervin Salianji: Frikë ka gjithë administrata që nuk firmos. Ministri tha që policia ka marrë masa. Ajo që kërkojmë ne është që policia të marrë masat e duhura që të kapen gjallë. Sa herë ka aksident ndodh që ka një problem me policinë e shtetit. Po marrin leje për mijëra metra bëjnë dhe mijëra metra të tjerë. Po të kishte kontroll do kishte tjera kushte. Këtë kërkojmë ne.

Ilir Rusmajli: Ne vetëm koment parimor mund të bëjmë. Jemi të kënaqur që ka vullnet të ministrit për të zbatuar shqetësimin tonë kushtetues. Dhe për ta shtruar në kuvend çështjen që ne kemi. E konsiderojmë këtë çështje të rëndësishme. Atje ku kushtetuta kërkon vullnet me shumicë të cilësuar duhet të jetë në të gjithë trupën e ligjit, nenet dhe në parim dhe tërësi. Fakti që disa nene nuk e kishin këtë, u përcaktua si vërejtje e drejtë. Ngjarja e fundit është ajo e sekretariatit të procedurave. Kemi dhënë disa sugjerime. Që janë çështje e arsyetimit tuaj, debatit të brendshëm. Mendojmë se duhet të ketë harmoni me Parimet e konventës europiane. Ka nevojë për sensibilizim. Për atë që është kushtetuese jemi të kënaqur që shohim këtu vullnetin për ta pranuara rezervën e patur.

Nasip Naço: Ftoj kolegët për deputetë për ta votuar. Është në përputhje me nenin 86 të rregullores së Kuvendit. Të hedhim në votim dekretin e Kuvendit, për kthimin e ligjit për shtetësinë. E hedhim në parim. Miratohet. Pranohet dekreti i presidentit të republikës.

Ora 15:31
Ligji 'Për shtetësinë', ministri Balla: Jo provimit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Kosovës dhe diasporës

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështetjen e gjithë deputetëve pa dallim politik, për ti dhënë fund menjëherë detyrimit që ka çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit amë duhet të japi provimin e gjuhës shqipe.

Balla u shpreh kundër provimit të gjuhës shqipes për shqiptarët e Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut apo diasporës.

Ai kërkoi që të hiqet menjëherë detyrimi për çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit amë duhet të japë provimin e gjuhës shqipe.

Po ashtu ai kërkoi që për dhënien e shtetësisë me procedurë të veçantë, kryesisht në fushën e sportit, kur bëhet fjalë për një talent në sport duhet të mundësohet dhënia e shtetësisë edhe nën moshën 18 vjeç.

“Në këtë moment që flasim na dëgjojnë edhe vëllezërit tanë të Kosovës edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Preshevës edhe në Malit të Zi, por edhe në diasporë, të cilët janë të shumtë që presin që ne të heqim një pengesë të pakuptimit. Ata kanë lindur shqiptarë, ata flasin gjuhën shqipe dhe ne tani duhet t’i mbajmë pengë me procedura që të bëjnë provim të gjuhës shqipe, e si t’ua shpjegojmë ne atyre. Çfarë provimi duhet të japi një shtetas shqiptar i Kosovës për gjuhën shqipe? Kështu që në këtë aspekt kjo është preambula e kësaj ndërhyrje time për sa i përket dekretit. Ka shumë argumente që tejkalojnë ndasitë tona politike. Bëhet fjalë për shtetas që kanë lindur shqiptar, flasin gjuhën shqipe dhe ne duhet t’i kërkojmë të japin provim të gjuhës shqipe. Të votojmë dhe një herë ligjin dhe dekretet. Meqë këtu janë përfaqësues të presidentit të marrim aprovimin që të hyjë për miratim ditën e enjte”, deklaroi ministri Balla në fjalën e tij para deputetëve të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?