Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore.
Së fundmi, u miratua edhe marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe pritet zbatimi në muajin qershor, nga e cila përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.
Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Zvicrën dhe me Kroacinë.
“MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË POLONISË, PËR SIGURIMET SHOQËRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në njoftim.
Komente
