Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike

15 Nëntor, 11:36| Përditesimi: 15 Nëntor, 15:15

  • Share

Drafti më i rëndësishëm i financave ‘projektbuxheti 2025’, u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës, pasi të vetmit nga opozita të pranishëm në seancë Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho votuan kundër.

Për Partinë Demokratike ky buxhet nuk parashikon politika të reja për familjet në nevojë, nuk adreson rritjen e çmimeve, jep shumë para për koncesionet dhe nuk parashikon rritje të pensioneve.

“Ky buxhet nuk i përgjigjet të gjitha sfidave që ka sot ekonomia shqiptare. Nuk i kthen përgjigje rritjes së pensioneve, është buxhet i varfër jo vetëm në politikë fiskale por është i varfër edhe për qytetarët”, u shpreh Tabaku.

Kurse deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi që kur të nisë diskutimi nen për nen i buxhetit të ‘shkurtohen’ fondet për mobilim zyrash dhe të financohet më shumë mbrojtja nga sulmet kibernetike.

“Institucionet duhet të heqin dorë nga blerje tavolinash, blerje karrigesh  e të tjera me radhë, e të alokojë të gjitha këto fonde tek shpenzime për mbrojtjen nga sulmet kibernetike në plotësimin e të gjitha standardeve. Për fat të keq jemi të zbuluar, dhe për fat të keq sulmet kanë shkuar në sektorë jetik siç është shëndetësia”, tha Braçe.

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm planifikon shpenzime në vlerën 822.7 miliardë lekë dhe të ardhurat të arrijnë 754.6 miliardë lekë. Po ashtu projektohet emetimi i një eurobondi në vlerën 650 milionë euro, ndërkohë borxhit publik parashikohet në rënie nga 56.3% këtë vit në 55.8% në vitin e 2025.

Projektbuxheti do të diskutohet në një seancë maratonë më datat 18-19 nëntor në Parlament, për tu rikthyer përsëri në komisione për ndryshime të nevojshme në bazë të kërkesave të institucioneve.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 15/11/2024 12:48

    informaliteti do jete rrezik potencial per ritmin e rritjes ekonomike nese nuk adresohet me mire ne politikat fiskale te qeverise

    Përgjigju
  • Fatmir Gaxhi Çafai: 15/11/2024 11:48

    Balona Tabake Jorida ēshtē kryehajdutja e partis wc pd. E kjo paçavure bēn si e virgjēr. Pty pise femēr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?