Ekonomi

Miratohet në tërësi buxheti 2022 në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese me 2 ndryshime! I merren 500 milionë lekë Turizmit dhe i kalojnë fondit rezervë për bashkitë

18 Nëntor 2021, 12:27| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 14:59

  • Share

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është shyrtuar nen për nen dhe më pas është miratuar në tërësi për buxhetin 2022. Miratimi është bërë me 2 ndryshime. Komisioni votoi pro propozimeve të Ministrisë së Turizmit për t’ia kaluar si propozim Komisionit të Ekonomisë.

Komisioni voton pro propozimeve të Ministrisë së Infrastrukturës për t’ia kaluar si propozim Komisionit të Ekonomisë që t'i japin 100 milionë lekë kësaj ministrie. Ndryshime tjetër ishte që t'i hiqej 500 milionë lekë Ministrisë së Turizmit dhe t'ia kalonin Fondit Rezervë që të jenë në dispozicion  të bashkive.

Pëllumbi: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit propozon që fondi prej 500 milionë lekësh për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane të zbritet nga buxheti i ministrisë dhe të kalojë në fondin rezervë të buxhetit të shtetit.

Zv. ministrja e Turizmit Bello: Gjatë vitit 2022 Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe shoqatat e kryetarët e bashkive përgatit një metodologjinë për menaxhimin e mbetjeve dhe vendos treguesit e performancës për bashkitë për rritjen e mirë-menaxhimin e mbetjeve urbane. Fondi për mbetjet 500 milionë lekë të akordohet si transfertë e pakushtëzuar sektoriale në një kolonë menaxhimi i mbetjeve dhe shpërndahet në përputhje me kriteret që do përcaktohen.

Ramadan Likaj: Propozimet e industrisë prodhuese në Shqipëri nuk merren parasysh dhe as nuk u lexuan dhe është gjëja më e rëndësishme e paketës fiskale. Ju merrni parasysh kërkesat e ministrisë dhe nuk merrni parasysh kërkesat e prodhuesve që është gjëja më e rëndësishme.

Pëllumbi: Ne nuk marrim në shqyrtim gjëra që...

Likaj: Për korrektesë

Pëllumbi: Një minutë, kemi folur kemi diskutuar dhe keni folur sa keni dashur dhe në këtë komision kur votohet, votohen vetëm propozimet konkrete. Nuk kemi pasur propozime konkrete.

Likaj: Ju nuk merrni në konsideratë propozimet e prodhuesve

Pëllumbi: Kjo shkresë e prodhuesve nuk është materializuar në propozim. Propozimet i bëjnë deputetët jo shoqatat, nëse do kishit ju një propozim konkret ne do e merrnim në konsideratë.

Likaj: Duhet të merren në konsideratë propozimet e sipërmarrjes është shumë e rëndësishme.

Gështenja: shumë mirë që ka një material nga Ministria e Turizmit por ne nuk e kemi këtë propozim, dhe duhet ta kemi përballë ta lexojmë nuk jemi këtu vetëm për të ngritur dorën, përpos vendimmarrjes politike. Duhet ta pastrojmë Shqipërinë, por duhet të shohim si do ndahen paratë për bashkitë.

Pëllumbi: Propozimi juaj i drejtë 15 minuta ndërprerje të njiheni me materialin.

Zv. Ministrja e financave Vjerro: Ne jemi dakord e kemi konsultuar paraprakisht për ministrinë e Turizmit.

Viola Haxhiademi: Kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës lidhet me programin e burimeve natyrore. Në vitin 2022 ka një mungesë për 100 milionë lekë, për të mbuluar pagat dhe sigurimet shoqërore për dy shoqëritë Shërbimi gjeologjik shqiptar dhe të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.

Vjerro: Jemi dakord me propozimin për të bërë këtë shtesë.

Bushati: Është shumë niveli i ristrukturimit të pagave, nëse nuk ka shtim të numrit të punonjësve.

Mziu: Ka diskriminim në ndarjen e buxhetit për bashkitë. Në qarkun e Dibrës janë 4 bashki, dhe duhet që Ministria e Turizmit duhet të reflektojë që mbetjet atje janë kthyer në gangrenë për turizmin. Të zvogëlohen PPP-të dhe bashkive tu krijohet një landfill që mbetjet të groposet. Ka diskriminim në buxhetin e bashkive nëse në Dibër nuk ka asnjë rrethim të mbetjeve, ndërsa në Durrës, Tiranë, Fier shpenzohet shuma marramendëse për teknologji të lartë.

Kemi buxhetin më të madh thoni ju, por kemi investimet me të vogla dhe se 2007, por ato duhet të rriten. Duhet të bëjmë dy ndërhyrje të tjera. Së pari duhet të rrisim konsumit dhe në këtë kontekst duhet të rriten pagat në terma real, të rriten pensionet, dhe të rritet ndihma ekonomike. Dhe së dyti të ulen PPP të ulen shpenzimet e luksit dhe paratë të shkojnë në rritje konsumi dhe të investimeve.

Gështenja: Tani e kuptoj pse nuk na ishte vënë në dispozicion tabela e ndarjes së buxhetit 500 milionë lekësh, pasi 390 milionë lekë shkojnë për sharrën, është super skandal. E njëjta gjë ndodh edhe për Elbasanin. A jeni në dijeni që ne kemi një kontratë me këto operator .

Pëllumbi: Këto para shkojnë për bashkitë, që të zgjidhin problemet që kanë me vend-depozitimet e mbetjeve.


Lajmi kryesor:

Veprimtaria Prodhuese miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2022, 500 milionë euro i merren turizmit dhe i shkojnë fondit rezervë për bashkitë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?