Pensionet do të indeksohen me vetëm 4.1% në muajin tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe në qeveri.
Burime nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga viti 2023 deri më tani ka rezultuar 4.1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë.
Më shumë se 770 mijë përfitues të kategorive të pensioneve, do të marrin shtesë nga indeksimi, që do të bëhet në muajin tetor. Fondi për indeksimin e pensioneve për këtë vit është 4 miliardë e 137 milionë lekë.
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.
Ndërsa vitin e kaluar pensionet u indeksuan me 8.6% aq sa ishte Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët nga gushti i 2022- gusht 2023.
Brenda muajit të ardhshëm detaje të reja pritet të publikohen edhe për skemën e re të pensioneve, ku synohet të ketë rritje të diferencuar të pensioneve.
Burime për Report TV thonë se në fokus të reformës së re do të jenë pensionet rurale dhe ato të pjesshme, që do të kenë një rritje të konsiderueshme, dhe më pas do analizohen pensionet e tjera që konsiderohen të larta.
Rishikimi i saj pritet të prekë thuajse të gjitha elementet e skemës, nga vlera mujore, mënyra e indeksimit të tyre, diferenca mes pensioneve urbane dhe rurale, vitet e punës e deri tek vlera e kontributeve që paguhet gjatë viteve të punës.
770.000 pensioniste me 5000 leke ne muaj shtes eshte 3,850,000,000 leke ose 39,063,832 euro ne muaj.
Përgjigju“Po të sillen produktet ushqimore dhe industriale nga jashtë” ( ku mundësitë janë..që ato sigurohen shumë mirë në vend), detyrimishtë - nuk ka si të rriten pensionet dhe të ardhurat mujore të punëtorëve. Europën e kemi në vend, por sytë dhe mendja bashkë…na kanë zbritur në thundrat e këmbës (nga të gjitha ngjyrat politike pa përjashtim) ndaj këtij Kombi.
PërgjigjuTurp keto rritje pensionesh. Kjo është çmenduri. Si mundë të jetojë nje pensionist me keto pensione qesharake. Kjo tregon se jeni largë halleve të pensionisteve dhe në përgjithesi ndaj gjithë popullit.
PërgjigjuRritja 4,1% është qesharake për pensionistet. Kjo tregon se nuk ju shqetsojnë hallet e pensionistëve, pasi me keto pensione nuk jetohet. Sinqerisht nuk i kuptoj keto llogaritje që bëni. Turp
PërgjigjuFaqja e zeze kjo rritje. Dhe i bien trumbetes shiko po ua rrisim. Ah o Zot ku kemi perfunduar. T'u dridhet buza per gjerat minimale prinderve tane qe punuan nje jete.
PërgjigjuPensionidtet presin me shprese te pa Shprese RRITJEN e PENSIONIT ???
Përgjigju770 000 pensioniste te jene te zgjuar nuk e votojnë me Edvin Dramen as Sali kriminelin as Agush floririn po nje parti te re qe u garanton pension minimal 300 000 leke.Vetem me votën e tyre krijohet nje mazhorance qeverisëse.
PërgjigjuDuhet te votojme per 1 qeveri qe pensionin e pleqerise e con ne nivelin 50.0000 le reja si ne qytet dhe fshat. Kete duhet te bejme ne, qytetare e fshatare te Shqipersie..
PërgjigjuDuhet ne 2025 te indeksohet pensioni MINIMAL , askush ne republike te mos marre poshte MINIMUMI 200€ pension qofte i majte apo I djathte , sepse pensionistat parate ne ushqime , autobuza dhe keto gjera i shpenzojne , ka vajt nje liter raki shtatë evro duhet pension minimal 200€ nese e Ben rama rrit konsumin dhe ndihmohen rrethet nuk Kane fuqi as emigrantet keto 3-4 vite dergojne me pak Lek
PërgjigjuPër parlamentarët, qeveritarët dhe administratën e lartë i rritën brenda ditës, kurse për pensionistët kanë një vit që mundohen shumë si do ti vinë në ndihmë pensionistët që është shtresa më e persekutuar, dhe më në fund ja dolën. E rritën 4.1 % . Ça duam më ne? Mjaft i kemi. Na dalin dhe na teprojnë. Lum si ne. Bravo qeverdhia.????????????????????????????????????
PërgjigjuCudi 2 vit para ishte indeksi 9.4 % vjet 8.6 % ndera per kete vit 4.1 % ,ajo duhet te rritet nga vit ne vit dhe jo te ulet.....
Përgjigjuja keni futë vetes o Qeveri e pistë ky popull nuk është budalla mjerë ku kemi rënë Turp
Per vehte qeveria i dyfishoi rrogat, parlamenti gjithashtu, administrata Po se po, pensionet per vete i kane nga 1200-1500 euro (ata qe kane dale) gjyqtaret e larguar nga vetingu marin rroge… etj maskaralleqe te tilla, per pensionistet u lodhen tu be llogari e me ne fund 4%, nje turp i kesaj qeverie e keti parlamenti. Mos votoni!
PërgjigjuSi po na trajtojnë do i trajtojmë. Dhe ne 4.1 pensionistëve do votojmë . Të tjerët abstenim.
PërgjigjuTallje totale per fushate. Turp Akoma trajtohemi si dele Jemi thjesht numera per vota per te vjedhur pushteti
PërgjigjuShum pak rritja bujo e madhe jeta eshte shkurter kemi punuar me sakrifica dhe kaq pak shperblim per mua eshte nuk marim dot ilace te pakten te jete 200 euro shpres te zoti
PërgjigjuKeni te drejtë te Beni Lete ritje pasi delet( ne pensionistët) garant ju japim votën qe ju te flini mbi leke, talluni, vazhdoni, mjete ne ne dore te kujt jemi
PërgjigjuHala me kete idiotsine e pensioneve urbane e rurale duke krijuar njerez te kategorise A e B
PërgjigjuIndeksimi I pensioners me 4,1% eshte me I let se inflation real Fakti Indeksimi sh.i vonuar. Rritja e pensione te voila apo styrene jo te plote behet per kategorite e atyre qe nuk Kane derdhur kontribute dhe po denatyrohen ato qe Kane derdhur kontribute,sa kjo shtese e Tyre po merr nature e ndihmes ekonomike,po e Dale nga fondi I pensioneve
PërgjigjuKane nje jave qe flasin dhe kjo eshte rritjA
PërgjigjuSkandaloze! Mjere pensionistet shqiptare! Po ku jetohet me 150 mije leke te vjetra ne muaj more mf...?!
PërgjigjuShume qesharake dhe per te ardhur keq.Pensionistet duhet te jene te bashkuar qe ne zgjedhjet e vitit 2025 vota e tyre te jete kundra kesaj qeverije
Tamam standalone.jo vetem kaq por nga 1 shtatori per diabetiket eshte hequr nga rimbursimi ilaci galvus met dhe eshte zevendeduar me nje ilac sh te lire,plus edhe te therapy e te tjera.shtesa nuk e zevendeson as edhe nje ilac te vetem .