Vetëm 15 minuta nga qendra e Elbasanit ndodhet kisha e Shën Kollit, në fshatin Shelcan.
Një ndër objektet e rralla të kultit që daton në shekullin e XV. E njohur për afresket e piktorëve të mëdhenj shqiptarë të shekullit XVI, Onufri dhe Konstandin Shpataraku.
Monument kulture i kategorisë I, kisha është një thesar i fshehur dhe ende i pashfrytëzuar për turizmin historik e kulturor pasi prej dekadash është lënë në degradim.
“Kjo është kisha e Shën Kollit, monument kulture, e mirëmbajtur nga komuniteti nga shteti nuk është vënë dorë”, tha Pali Qosja, prift i kishës së Shën Kollit.
Siç shihet në pamjet që sjell Report tv, muret janë të ccara dhe ccatia me dërrasa të kalbura. Një rrënojë nën shi, e quan At Pali Qosja.
“Kjo kishë është pikturuar nga Onufri në vitet 1554-1625. Shpresat i kemi se së shpejti fillon restaurimi. Sot është ‘Rrënojë nën shi’!”
Restaurimi i shumëpritur me gjasë do të kryhet brenda këtij viti nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Projekti dhe fondi prej 3.3 milionë lekësh është miratuar.
“Momentalisht jemi ne shqyrtim të ofertave te operatoreve të cilët kane konkurruar për të kryer punimet restauruese. Brenda 2 javëve, duke ndjekur te gjitha hapat ligjor, do te kemi lidhjen e kontratës”, iu përgjigj IKTK interesimit të Report TV .
Projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës, punime murature dhe breza druri, shtresat ne pjesën e hajatit perëndimor dhe restaurimi i çatisë.
Nese restaurimi do te kryhet nga specialistet e IKTK,atehere perse u jepen 3.3 milion si tender te panjohurve,qe nuk jane as kompetente,as specialiste per keto lloj restaurimesh,per keto lloj objektesh?!
Përgjigju