Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ka miratuar projektligjin për Akademinë e Shkencave. Pasi deputetët e PS-së miratuan ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave, deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se mbledhja është bërë në shkelje të rregullores.
Ajo deklaroi se deputetët e PD nuk ishin në dijeni të mbledhjes, duke e cilësuar si një ‘puç institucional’.
“Nuk ka një shkresë të protokolluar, të gjithë deputetët duhet të njoftohen nga stafi i Kuvendit, dhe mua nuk më ka njoftuar asnjë. Nuk mund të bësh mbledhje klandestine. Kishin marrë 4 deputetë zëvendësues mosha mesatare mbi 75 vjeç, në të njëjtën linjë me ndryshimet që duan t’i bëjnë Skënder Gjinushit. Ky parlament sot ka një njollë turpi”, tha ajo.
Në përgjigje të Zhupës, ka reaguar Akademia e Shkencave, që nënvizon se dështoi bllokimi i paligjshëm i procedurës nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin. Në një shënim në rrjetet sociale Akademia e Shkencave thekson se shumica vendos me votë dhe se nuk ka nevojë për puçe, e shton se puçet bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë.
‘ Miratohet vullneti i shprehur nga 53 anëtarë të Asamblesë, me Vendimin nr. 50, të datës 8 shtator 2022 dhe opinionin mbështetës të datës 7 korrik 2023. Dështon bllokimi i paligjshëm i komisionit nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin e lirë. Shumica vendos me votë dhe nuk ka nevojë për puçe. Puçe bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë.
Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj. Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji. Ndërhyrje politike është bllokimi me dhunë i vullnetit të Asamblesë, jo votimi e mbështetja e tij.'- thuhet në reagim.
Në projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, kryetarit i lejohet një mandat i dytë dhe i hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas miratimit të vendimit për zgjatjen e mandatit të Skënder Gjunushit në krye të Akademisë së Shkencave..
“Te arrijne deputetet socialiste ne komisionin e edukimit te mblidhen jashte cdo konteksti parlamentar, si te mblidhen ne nje birrari dhe te marrin jashte ligjit procedurial vendime absurde, nderkohe qe akademia e shkencave ka bllokuar zgjedhjet dhe institucionin dhe i ka nxjerre jashte ligjit zgjedhjet e ardhshme, nese behen, e frikshme, e pabesueshme, e shemtuar.
Ky eshte tavani!
Ose dyshemeja.
Si te votohet jo ne Kuvend, por te mblidhen deputetet ne ndonje lokal ne Dajt a ne Peze, pasi te pijne, te therrin dashin, te gjuajne me kobure ne tavan, dhe te marrin vendime.
Kjo eshte per here te pare histori.
Nuk ka vend per te ndeshkuar me kedo qe shkel ligjin fshehurazi. Ky te pakten ka frike nga ligji, e ben fshehurazi.
Beni kujdes ne jeten e perditshme!
Ruhuni!”- shkruan Fuga.
Deputeti socialist Petro Koçi, ka folur për ndryshimeve në ligjin e Akademisë së Shkencave. Duke polemizuar me deputetët e opozitës që bënë betejë të madhe për të mos kandiduar Skënder Gjinushi për herë të dytë si kryetar, Koçi në një status në rrjetet sociale, akuzon PD se ka standard të dyfishtë.
'I dhamë fund një stërkëmbëshi ndaj rregullores dhe fyerjes se dinjitetit te deputetit qe ishte aktivizuar nga iluzioni se lufta ndaj një njeriu qe drejton sot Akademinë e Shkencave mund te kthehej ne kauze politike. Njerëz qe mbajnë deputet një 80 vjeçar e qe duan ta bëjnë kryeministër kane ngritur pandehmen se Akademia e Shkencave nuk është institucioni i mendjeve me te vyera te kësaj shoqërie. Te ndjekësh nga Akademia keta burra dhe gra për arsye moshe është si ti vesh kazmën dijes. Ne e kemi pare me vlerësim pozitiv administrimin e Akademisë vitet e fundit ku dallohet sidomos dinamizmi dhe gjithë përfshirja. Tri projektet madhore si Fjalori i Madh i Gjuhes Shqipe, Enciklopedia Shqiptare dhe Historia e Shqiptareve kërkojnë stabilitet te drejtimit te Akademisë brenda nje logjike te pranueshme. Ligji nuk garanton mandat te dytë për askënd, por lejon gjithkënd të kandidojë dy herë radhazi e jo me kapërcim si deri tani. Pra nëse zgjidhet zoti Fuga psh ai mund te kandidojë dhe nje here te dyte. Pra ne propozojmë heqjen e një dispozite diskriminuese qe është ne fuqi vetëm per Akademinë e Shkencave. Se fundi dua te deklaroj se nuk jam unë dhe asnjë deputet qe zgjedh Kryetarin e Akademisë, por nëse do me pyesnin do preferoja me mire një ish politikan qe merret me akademi sesa nje akademik qe merret me politike.'- shkruan Koçi.
Nje kenge rugovase me lahute, qe doli ne vitin 2008: "C'ka i ka ndodhe nane Shqypnise? E kane shkri e dhe e kane djege nji Akademi! Kush e dogji Akademine? Artan Fuga me Saline!
PërgjigjuKyA.Fugashkencëtar imadh ifjalës si nuk pati mundësi të bëhej ing.?A... po aty ka kandar dhe çdo gjë peshohet?
Përgjigju