Foto ilustruese

Miratohet projektligji për njohjen dhe konvertimin e patentave shqiptare në Itali

19 Janar 2022, 18:31| Përditesimi: 19 Janar 2022, 18:35

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e sotme projektligjin për marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre.

Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezidentë në secilin prej shteteve.

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave me Italinë u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?