Transparenca e Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shkaktuar përsëri debate mes socialistëve në Komisionin e Ekonomisë, pasi deputetët e PS, Frrok Gjini, Alban Xhelili e Pranvera Resulaj ishin skeptik për propozimet e deputetit të PS-së Erion Braçe që KLSH të bëjë publik në sherr deputetët e mazhorancës. Erion Braçe ka kërkuar që audituesit, plani i auditimit dhe koha e kontrollit të institucioneve dhe emrat e audituesve.
Frrok Gjini: E keni kthyer si institucion terrorist
Eslemvera Zake: KLSH të bëjë më shumë transparencë për një auditim dhe të bëjë publike që në nisje të tij planin e auditimit dhe kohëzgjatjen e tij.
Gjini: Nuk jam dakord.
Braçe: Po kërkojmë transparencë, të ketë një proces si caktohen audituesit, planet e auditimit etj.. këto janë kompetenca të drejtorit të KLSH-së, dhe jo siç po ndodh tani që edhe i delegon këto përgjegjësi tek drejtorët.
Duhet të ketë një proces transparent në caktimin e audituesve, puna të jetë e shpërndarë dhe përgjegjësia po ashtu, të mos përqendrohet puna tek disa auditues.
Nuk ka asnjë të keqe të bëhen publike planet e auditimit në një institucion dhe cilët do të jenë audituesit.
Shkojnë e sillen me KLSH-në si me qenë si padronë të këtij vendi. Zbatuesit e buxhetit nuk mund të sillen me KLSH-në si ekstra palë, por duhet të përgjigjen deri në fund që gjërat të sqarohen.
Resulaj: Këto janë të publikuara në faqe
Braçe: Jo nuk ka kështu. Dua publikim të planit të auditimin në një institucion në ditën kur fillon dhe deri kur mbaron, procesin e punës. Do vijë për audtim tek Dogana, dhe unë kërkoj planin e auditimit në këtë institucion dhe kohëzgjatjen.
Këto masa sipas Braçes e Shalsit do të rrisin transparencën e institucionit, dhe do të shpërndajë më mirë auditimet, si dhe do të rrisë cilësinë.
Shalsi: Gjatë dëgjesave me KLSH-në doli në pah se shumë auditues ishin shumë të angazhuar në auditime, dhe një pjesë tjetër jo.
Resulaj: Është menaxhim institucional
Shalsi: Nëse ju bashkë me zotin Xhelili do të merrnit të bënit të gjithë relacionet 90%, dhe pjesa tjetër do marrë 10%, çfarë do të thotë kjo. Do të thotë që nuk është menaxhim i saktë. Shikoni se çdo të thotë që një auditues të jetë në shumë raporte, dhe të tjerë jo. Po evidentohet se disa auditues janë shumë të angazhuar dhe disa jo.
Xhelili: Normalisht ata duhet ta publikojnë programin e kontrollit, por duhet të dimë që ata e bëjnë një program kontrolli e paraqesin në institucion bashkë me audituesit.
Gjini: KLSH ka një rregullore se kush i cakon audituesit, ka drejtorë
Braçe: Nuk ka fare....
Gjini: Doni ta bëni institucionin si pushtet terrorist.
Braçe: KLSH ka kryetar, dhe ai ka pushtetin për auditues, plane auditime etj. Nëse ju mendoni se nga pushteti i kreut të KLSH-së, të shkojmë tek drejtorët, kjo nuk është më KLSH-ja që ka ligji.
Resulaj: Ai e ka deleguar me firmë tek drejtori i përgjithshëm
Braçe: Po nuk mundet pra zonjë, nuk mundet, se drejtori i përgjithshëm ka për detyrë të bëjë punën, dhe jo të marrë përsipër detyrat e kreut të KLSH. Drejtori i Përgjithshëm të mbaj vendin.
Gjini: Ku e vërtetoni ju që kryetari e ka deleguar pushtetin tek drejtori??
Braçe: zoti kryetar a t’ja them zotit Gjini ca gjëra që di unë jashtë kornizës...?
Shalsi: Brenda kornizës të lutem.
Braçe: Po deshe do të sqaroj zoti Frrok.
Pavarësisht këtyre debateve komisioni arriti dakordësinë për të miratuar projektrezolutën me detyra për KLSH-në, që përveç propozimeve të Braçes pjesë e rezolutës janë edhe hetime më të detajuara ndaj koncesioneve, auditime në tema mjedisore e sulme kibernetike si dhe auditim i thelluar në tregun e hidrokarbureve.
Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë