Miratohet regjistri i llogarive bankare në Komisionin e Ekonomisë, zv. ministrja e fincancave: Synojmë ta shmangim pastrimin e parave

14 Dhjetor 2020, 18:14| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 18:35

  • Share

Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar dhe ka miratuar projektligjin “Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare”, që ka për synim krijimin e një regjistri qendror ku do të grumbullohen të gjitha llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë.

Ky projektligj ka për synim parandalimin e pastrimit të parave, pasi të gjitha llogaritë do të kontrollohen nga institucionet tatimore në mënyrë që të gjurmohen pasuritë e dyshimta.

“Qëllimi është krijimi i kushteve për të parandaluar përdorimin e institucionit financiar për pastrimin e parave. Ky informacion do të ruhet për 10 vite nga mbyllja e llogarisë bankare dhe e kasetës, dhe më tej pas këtij afati ky informacion do të fshihet nga regjistri”, u shpreh Vjerro.

Regjistri qendror do të ngrihet nga AKSHI ndërsa zëvendësministrja Vasilika Vjerro është shprehur se s’do ketë kosto shtesë.

“Ne e kemi tashmë të ngritur sistemin e shkëmbimit të informacionit, që do të shërbej si bazë për ngritjen e sistemit të regjistrit të llogarive bankare”, tha zëvendësministrja.

Pjesë e këtij regjistri do të jenë edhe llogaritë bankare të mbyllura në 5 vitet e fundit.

“Është pjesë e hetimeve që kryhen dhe është e nevojshme që ky informacion të jetë pjesë e këtij sistemi pasi mund të ketë shumë individ, mund të ketë pak mund të mos ketë edhe fare por direktiva e kërkon që të jetë i disponueshëm për subjektet që do të hetojnë për subjekte, individë apo tatimpagues të caktuar”, deklaroi Vjerro.

Në këtë regjistër nuk do të deklarohet gjendja e llogarisë bankare apo edhe përmbajtja e kasetës së sigurisë. Peshë të madhe në mbarëvajtjen e këtij procesi kanë institucionet financiare, të cilat do të ndëshkohen me gjoba nëse bëjnë raportim të rremë të dhënave të llogarive bankare.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 14/12/2020 23:31

    Bankat jane vete kompani offshore , te pakten disa . Pse nuk i kontrolloni keto per pastrim parash por merreni me xhepat e njerzve

    Përgjigju
  • Leon: 14/12/2020 19:30

    Polici tatimore,,,do na vejne gjoba oficeret e policise gjyqsore

    Përgjigju
  • Bes: 14/12/2020 18:37

    Ama me gjobe e paskan penalitetin? Edhe penaliteti do llogaritet si kosto nga bankat qe meren me lavazh lekesh. Hall i madh fort do paget % me e lart per lavazhin po avazi vazhdon. Ulu 4.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?