Me 97 vota pro Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shmangien e krizës kushtetuese, që erdhi pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit në të njëjtin vend të zënë më parë nga gjykatësja Arta Vorpsi. Kuvendi i Shqipërisë angazhohet kështu "të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit", tha Balla teksa kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve ndaj kësaj rezolute".
Po sot në këtë seancë u votua zgjatja me tre muaj e afatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.
Lajmi kryesor:
'Dy gjykatëse në një karrige'! Kuvendi miraton rezolutën për t'i bërë bllok pengesave për krijimin e Kushtetueses
G.M./ReportTv.al