Ilirjan Celibashi

Miratohet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë për vitin 2022! PS merr pjesën më të madhe! 345 milionë e 600 mijë lekë ndahen mes 11 subjekteve

1 Shkurt 2022, 16:52| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 17:26

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot fondet vjetore për partitë politike, për të cilat ishte miratuar buxheti prej 345 milionë e 600 mijë lekësh. Fondi u nda mes 11 partish, ndërsa Partia Socialiste, si partia me përfaqësimin më të lartë në Parlament merr pjesën më të madhe të fondeve, 151 milionë e 494 mijë e 783 lekë, ndërsa ndiqet nga PD e LSI.

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës u fut në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët fituan 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm, pa pasur nevojën e një koalicioni. E thënë ndryshe në gjuhën e shifrave, ajo ka arritur që të marrë 48.68 % ose 768177 vota.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk arriti të sillte ndryshimin e premtuar, duke dalë në këto zgjedhje si forcë e dytë, ose 39.43 % të votave. Megjithatë, ia vlen të theksohet se demokratët kanë njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e 2017, ku nga 46 mandate që kanë pasur, në 25 prill kanë marrë 59. 

Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit, pasi në 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe Shkodër. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI mori vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.82 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve. Surpriza e zgjedhjeve të 25 prillit, ishte PSD e Tom Doshit që mori 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?