SHBA, afër vaksinës së dytë kundër COVID-19, Këshilli i ekspertëve rekomandon vaskinën e Moderna-s (VIDEO)

17 Dhjetor 2020, 23:20| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 14:41

  • Share

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Grupi i ekspertëve ra dakord me me 20 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet tek personat 18 vjeç e lart, një javë pasi i njëjti grup mbështeti një vaksinë të ngjashme nga kompania Pfizer Inc dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që u pasua nga një autorizim për përdorim urgjent nga FDA një ditë më vonë.

FDA pritet ta japë këtë autorizim ditën e sotme duke siguruar një tjetër rreze shprese për Shtetet e Bashkuara ku më shumë se 300,000 vetë kanë humbur jetën nga COVID-19 – përfshirë një lartësi një shifër rekord prej 3.580 vdekjesh të mërkurën – ndërsa një numër rekord pacientësh rrezikojnë të mbingarkojnë spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor amerikan.

Autorizimi, është bërë mbrëmjen e sotme, dhe Moderna është vaksina e dytë që do të injektohet te njerëzit për t'i mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse.

Efektet anësore janë të zakonshme, megjithatë, shumica e vullnetarëve të studimit përjetojnë dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe dhimbje koke.

Analiza pohon gjithashtu efektivitetin e vaksinës, si 95% dhe theksohet se vaksina duhet të jepet në dy doza, në një diferencë kohore prej 28 ditësh.

Vaksina është më pak efektive tek njerëzit e moshuar, zbulon analiza e FDA. Për njerëzit e moshës 18 deri 65, efektiviteti është 96%, krahasuar me 86% për njerëzit 65 e më lart.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një alternative më të mirë për zonat e thella e rurale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?