Kronikë

Miratohet vendimi/ Ndërtimet pa leje që preken nga rindërtimi do kompensohen 100%

11 Mars 2021, 16:53| Përditesimi: 11 Mars 2021, 16:56

  • Share

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të gjitha ndërtimet pa leje që do të preken nga procesi i rindërtimit do të kompensohen 100% metrat katror. Në vendimin e miratuar një ditë më parë thuhet se të gjithë qytetarët, të cilëve ju është shembur banesa, do të përfitojnë sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, sa 100% e objektit të tyre pa leje.

“Pika 8, e vendimit nr.8, datë 6.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon: “8. Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje, është 100 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e mëparshëm qeveria kishte përcaktuar që të kompensonte vetëm 50% të sipërfaqes së ndërtimit pa leje.

“ Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje, është 50 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje ose sipas normave në fuqi sipas legjislacionit për strehimin social, cila të rezultojë sipërfaqe më e madhe”, thuhej në vendimin e mëparshëm të qeverisë.

Rindërtimi vijon në të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe i gjithë procesi pritet të mbyllet në maj të vitit 2022, siç ka deklaruar më herë ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj për Report TV.

Vendimi i qeverise

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/03/2021 01:06

    Hajde shtet,hajde,si more u kompensoni ndertimet PA LEJE.Prandaj Shqiperia nuk ecen sepse krimi dhe shkelesat e ligjit,jo vetem qe nuk ndershkohen,por marrin dhe nje te bekuar e te ligjeruar nga Keshilli i Ministrave !Shtet ultra i dobet,turp e faqja e zeze !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?