Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për gratë në ushtri. Ky veprim parashikohet pranimi i tyre në rast se numri i vullnetarëve nuk përmbush kuotat e përcaktuara.
Vendimi është marr nga parlamenti në fillim të qershorit 2025. Deri tani, shërbimi ushtarak për gratë ka qenë tërësisht me dëshirën e tyre por me rregullat e reja të miratuara çdo shtetase daneze që mbush moshën 18 vjeç do të përfshihet automatikisht në procesin e përzgjedhjes, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.
Sipas mediave të huaja, zyrtarët theksojnë se ky ndryshim historik është përgjigje ndaj situatës së tensionuar në arenën ndërkombëtare, në veçanti pas agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.
Nisur nga këto zhvillime Danimarka po përforcon ndjeshëm kapacitetet e saj mbrojtëse, që parashikon rritjen e numrit të rekrutëve vjetorë në 6,500 deri në vitin 2033.
Komente
