Kryeministria

Politikë

VKM/ Qeveria i jep Ministrisë së Financave rolin e aksionarit të parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

19 Qershor, 17:36| Përditesimi: 19 Qershor, 17:52

  • Share

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”. 

Sipas vendimit, Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

Po ashtu, është ngarkuar edhe vetë shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Banka Shqiptare e Zhvillimit ka në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë e veçanërisht bujqësinë.

'PËR CAKTIMIN E MINISTRISË SË FINANCAVE SI PËRFAQËSUESE  TË SHTETIT SHQIPTAR NË CILËSINË E AKSIONARIT TË PARË TË SHOQËRISË “BANKA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT”, SH.A. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 6, të  ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a. Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. Ngarkohen Ministria e Financave dhe shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi', thuhet në njoftim. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?