Arbër Caka, i riu që mbeti viktimë e aksidentit në punë ditën e sotme

Mirditë/ Aksident i rëndë në punë, i riu goditet nga kova e fadromës, humb jetën (EMRI+FOTO)

27 Tetor, 14:00| Përditesimi: 27 Tetor, 15:54

  • Share

Mirditë-Një aksident i rëndë në punë u shënua në fshatin Tarazh të Mirditës ditën e sotme (27 Tetor).

Një 38 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga kova e fadromës. 

Arbër Caka (në foto) ishte duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij, kur ndodhi edhe aksidenti fatal.

Policia është nisur në vendin e ngjarjes.

“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  (Arbër Caka), 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38-vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?