Kronikë

Mirditë/ Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet drejt Italisë

17 Gusht 2019, 10:15| Përditesimi: 17 Gusht 2019, 10:16

  • Share

LEZHË- Policia ka vënë në pranga Sandër Nikolla (Leka mbiemri i dytë), i cili është kapur me qëllim ekstradimi në Itali për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 29-vjeçari nga Mirdita ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale " Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit".

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet, ndërkohë pas procedurave në vendin tonë, 29-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë. Arrestimi i tij ka ardhur nga policia e Mirditës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?