Mirdite- Banorët e fshatrave Thirre, Sang dhe Hebe në Mirditë e përshkallëzuan reagimin e tyre kundër ndërtimit të HEC-it dhe fabrikës se ujit në lumin Fan. Ata vendosen një çader pranë kantierit të ndertimit ku do të qëndrojnë “roje” për të mos lejuar vazhdimin e punimeve.
Banorët pretendojnë se kompania “Sang 1” prej disa javësh ka punuar në kundërshtim me vendimin e bashkisë Mirdite, e cila ka firmosur pezullimin e punimeve për shkak të disa shkeljeve nga kompania.
Banorët shprehen të vendosur në betejën e tyre dhe ju bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të mos bëhen palë me paligjshmërinë.
Ndërtimi i heceve dhe fabrikës së ujit në këtë zone dëmton mjedisin, dhe ju merr burimet ujore që banorët i përdorim për vaditjen e tokave dhe bagëtinë.
Më 28 shkurt bashkia Mirditë pezulloi punimet dhe gjobiti kompanine me 3 milion lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion. Pavarësisht këtij vendimi puna në terren ka vijuar deri sot. Po kaq banorët vazhdojnë betejen ligjore në gjykatën e Apelit me kompaninë Sang 1.