Foto ilustruese

Mirditë/ Dhunuan dhe kërcënuan me armë pronarin e një karburanti se u kërkoi paratë për shërbimin, në kërkim 2 persona! Njëri prej tyre akuzohet për tentativë vrasje (EMRAT)

16 Tetor, 11:46| Përditesimi: 16 Tetor, 12:02

  • Share

Mirditë-Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dhunuan dhe kërcënuan me armë zjarri pronarin e një karburanti në Mirditë pasi u kërkoi paratë për shërbimin e dhënë.

Të rinjtë janë identifikuar si Kristjan Marku (Bashaj) dhe Aleksandër Senaj. Ky i fundit është shpallur në kërkime dhe nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

"Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje", informoi sot policia.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?