Foto nga shpella karstike “Kusia e Nue Gjonit”

Sociale

Ekspeditë nënujore në Mirditë! Zbulohet për herë të parë lidhja mes dy liqeneve me thellësi 11 metra në shpellën karstike (FOTO)

12 Korrik, 10:08| Përditesimi: 12 Korrik, 10:54

  • Share

Për herë të parë një skuadër tërësisht shqiptare realizoi zhytje dhe eksplorim nënujor brenda një shpelle në territorin e Kurbneshit në Mirditë.

Eksplorimi u zhvillua më 11 korrik në shpellën “Kusia e Nue Gjonit”. Përmes  zhytjes profesionale, ekipi arriti të dokumentojë lidhjen midis dy liqeneve të brendshëm, me thellësi deri në 11 metra.

Ekipi i përbërë nga speleologë, zhytës dhe ekspertë të mjedisit u udhëhoq nga Roland Doja dhe Alket Camaj.

Gjatë ekspeditës u krye një studim paraprak mbi strukturën dhe potencialin e shpellës, duke vënë në dukje vlera të rëndësishme për kërkimet shkencore, speleologjike dhe ato ekologjike.

Duke e konsideruar moment historik, “Shoqata Speleologjike Shqiptare” informon se “ky eksplorim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e speleologjisë si një fushë e re shkencore në vendin tone, duke ofruar të dhënat e para për thellësinë dhe ndërlidhjet hidrike në sistemet nëntokësore”.

Shpella “Kusia e Nue Gjonit” është e njohur prej vitesh për formacionet e saj karstike dhe bukurinë natyrore, por deri më sot nuk kishte qenë objekt i një zhytjeje profesionale.

Ky zbulim i hap rrugën eksplorimeve të mëtejshme dhe një njohje më të thelluar të pasurive nëntokësore.

Nismës iu bashkuan dhe të rinj të apasionuar pas natyrës dhe përfaqësues të “Infokullës” në Mirditë, një qendër që promovon vlerat natyrore e kulturore.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?