Kamioni dhe fadroma e sekuestruar

Kronikë

Mirditë/ Gërryenin lumin Fan për inerte në mënyrë të paligjshme, nën akuzë 2 persona! Sekuestrohen fadroma dhe kamioni

2 Gusht, 15:24| Përditesimi: 2 Gusht, 15:26

  • Share

Mirditë- Kontrollet e ushtruara nga Policia e Lezhës në zonën e lumit Fan në Mirditë kanë zbuluar një rast të shfrytëzimit në mënyrë të paligjshme dhe marrjes së inerteve, duke çuar nën akuzë 2 persona.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 mjete të rënda, një fadromë dhe një kamion.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë dhe F. P., 68 vjeç, banues në Rubik”, bëri me dije policia vendore.

Policia ndau edhe pamjet e zonës ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm dhe të mjeteve të sekuestruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?