Mirditë- Prej një jave pa kontakte me djalin e tij në Gjermani, babai denoncon në Komisariatin e Mirditës dhe kërkon ndihmën policore për gjetjen.
Një 65-vjeçar me inicialet N.K., banues në qytetin verior, ka depozituar një kallëzim për humbjen e të birit E.K., 30 vjeç, prej gjashtë ditësh.
Burime zyrtare njoftuan sot (11 prill) se i moshuari ka rrëfyer gjatë denoncimit të tij se i kishte humbur kontaktet me djalin, i cili ka emigruar në Gjermani që prej muajit tetor të vitit të kaluar (2024).
Prej gjashtë ditësh ai nuk ka kryer asnjë telefonatë me familjarët, edhe pse këta të fundit janë përpjekur vazhdimisht që ta gjejnë, edhe nëpërmjet të njohurve apo personave që kanë dijeni.
“Në Komisariatin e Policisë Mirditë, ka kallëzuar shtetasi N. K., 65 vjeç, banues në Mirditë, se që prej datës 05.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. K., 30 vjeç, i cili ndodhej në Gjermani, që prej muajit tetor 2024”, bëri me dije policia vendore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente
