Arma e zjarrit automatik dhe fidanë kanabis te sekuestruara në Mirditë

Kronikë

Mirditë, goditen dy raste të kultivimit të drogës! Arrestohen 5 persona si dhe procedohen penalisht 5 zyrtar lokal

27 Maj 2021, 12:12| Përditesimi: 27 Maj 2021, 12:16

  • Share

Në vijim të kontrolleve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në territorin e Bashkisë Mirditë, ndërsa janë vënë në pranga 5 persona si dhe janë proceduar penalisht 5 zyrtar lokal.

Sipas policisë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", shtetasit Astrit Lepuri 39 vjeç,  banues në Kurbin dhe Elidon Vorfi 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasi Nikoll  Kola, me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Shkurt Marku, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Krepi 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi 38 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale "Shpërdorimi i detyrës"  shtetasit Pashk Lleshi me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh si dhe

Bardhok Ndreca me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?