Foto ilustruese

Kronikë

Mirditë/ Ishte duke prerë dru, i bie njëri në kokë, ndërron jetë 56 vjeçari

6 Nëntor 2024, 14:01| Përditesimi: 6 Nëntor 2024, 14:26

  • Share

Mirditë- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Mirditë.

Një 56 vjeçar ka humbur jetën pasi duke prerë dru në fshatin Gjakëz, aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:00. Viktima banues në fshatin Domgjon ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, informoi sot policia.  

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?