Katër persona janë arrestuar në Mirëditë, për trafik dhe shitje lëndësh narkotike. Fran Gjeta, Gentian Gjeta babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi mbanin lëndë narkotike në automjet e banesë me qëllim shitjen e saj. Nga kontrolli u sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 2 aparate celulare.
Në vijim të operacioneve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, 2 grupe operacionale me efektivë të Komisariatit të Policisë Mirditë, DVP-së Lezhë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar paralelisht punën dhe kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar "Mashtërkor", si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë , Denis Luli dhe Mariglen Jakun
Njëkohësisht, grupi tjetër operacional ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e Fran dhe Gentian Gjeta, ku janë gjetur të ndara në disa qese dhe janë sekuestruar rreth 31 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen e saj.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".