Kronikë

Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit

25 Janar, 14:03| Përditesimi: 25 Janar, 14:17

  • Share

MIRDITË-Policia ka arrestuar 2 vëllezër, pasi gjatë kontrolleve në banesë e magazinë iu gjetën kanabis, armë dhe radiomarrëse si të policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Double Strike”, ku në pranga kanë rënë vëllezërit Ilir Deda, 40-vjeç dhe Pashk Deda, 45-vjeç, banues në fshatin Kullaxhi.

Sipas policisë, nga kontrolli në magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre thasë me kanabis në formë boçeje, gjithsej 24.5 kilogramë, ndërsa nga kontrolli në banesë u gjetën dy armë zjarri ( kallashnikov e pushkë), 4 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 shkop gome, 1 shkop bejzbolli, 1297 fishekë luftarak dhe 17 fishekë çifteje.

‘Armët e zjarrit do dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse janë përdorur më parë për kryerje të veprave penale kundër personit’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Fshehja e të ardhurave”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”,  kryer në bashkëpunim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?