Foto Ilustruese

Kronikë

Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari

21 Janar, 11:46| Përditesimi: 21 Janar, 11:57

  • Share

MIRDITË-Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi ka kanosur me thikë pronarin e një lokali në Rubik.

37-vjeçari Lendi (Madalen) Dini ka qenë në gjendje të dehur dhe pronari i lokalit nuk ka pranuar t’i shërbejë dhe në këtë moment ka nisur edhe konflikti, ku Dini e ka kanosur pronarin e lokalit.

Sipas policisë, ai ka goditur dhe kundërshtuar dhe njërin nga efektivët e policisë që ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe ka arritur të largohet, ndërsa është arrestuar më pas nga policia.

‘Pas kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Lendi (Madalen) Dini, 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Sekuestrohen 2 mjete prerëse (thika), që iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?