Mirditë-Një operacion antidrogë i koduar 'Return' u zhvillua në fshatin Molaj të Mirditës.
Aksioni, është në vijim të operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, ku ka shkuar në 190 kg sasia e kanabisit në proces tharjeje, e sekuestruar gjatë kësaj goditjeje në njësinë administrative Kaçinar.
Gjatën kontrolleve të kryera blutë zbuluan 2 ambiente me çadra të përshtatura për tharjen e 82 kilogramëve lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë gjetën edhe 130 bimë narkotike të kultivuara.
Nga hetimet paraprake dyshohet se njëri nga autorët e rastit të goditur, është Pjetër Çurgu i arrestuar 4 ditë më parë. Në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit Molaj dhe inspektori i pyjeve të zonës
"Në vijim të kontrolleve nga grupe të Komisariatit të Policisë Mirditë, në të gjithë territorin e njësisë administrative Kaçinar, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit dhe prodhimit të Kanabis Sativa, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.
Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Molaj, janë gjetur të kultivuara 130 bimë narkotike, si dhe janë zbuluar 2 ambiente me çadra, të përshtatura për tharjen e 82 kilogramëve lëndë narkotike Cannabis Sativa. Si bashkautor për këtë rast, është identifikuar shtetasi P. C., i cili është arrestuar më datë 18.10.2024, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Procesi”, si rezultat i të cilit u asgjësuan, në fshatin Shtuf, 108 kg kanabis sativa, në proces tharjeje. Punohet për arrestimin e bashkautorëve.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit N. K. dhe N. T., përkatësisht kryetar i fshatit Molaj dhe inspektor i pyjeve të zonës", thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për hetime të mëtejshme.