Kronikë

Mirditë/ Kishte kultivuar një parcelë me kanabis, arrestohet 51-vjeçari

5 Tetor, 11:27| Përditesimi: 5 Tetor, 13:11

  • Share

Mirditë - Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi kishte kultivuar një parcelë me kanabis.

Parcela u zbulua gjatë një kontrolli të kryer nga policia në fshatin Bisakë.

22 rrënjët e kanabisit u sekuestruan si provë materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?