Mirditë/ Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve

22 Korrik, 08:54| Përditesimi: 22 Korrik, 11:33

  • Share

Masivi pyjor i fshatit Shmri në Njesinë Administrative të Oroshit në Mirditë është përfshirë nga zjarri. Flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore, në këtë zonë me bimësi të dendur.

Menjëherë pas sinjalizimit në lidhje me rastin nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 persona, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashkiake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative),  si dhe 30 efektiv të Forcave të Ushtrisë.

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, por terreni është i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës, zjarri në Orosh është e vetmja vatër aktive në territorin e këtij qarku.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?