Mirditë- Një parcelë me 130 bimë narkotike kanabis sativa u zbulua nga Policia e Mirditës gjatë një operacioni, kurse në kërkim si autorë u shpallën dy vëllezër të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat njoftuan sot (5 korrik) se si rezultat i veprimeve hetimore për evidentimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim dy vëllezër, A. K. 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në fshatin Domgjon.
“Ata dyshohen se kanë kultivuar 130 bimë narkotike në një parcelë pyjore, në territorin e këtij fshati”, bëri me dije policia, teksa hetimet janë ende aktive për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë dhe përgjegjësitë.
Dosja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Komente
