MIRDITË – Një 46-vjeçar është plagosur rëndë pasi për shkak të humbjes së kontrollit, motori që drejtonte ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
46-vjeçari i identifikuar me inicialet R.K., u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.