Komisariati i Policisë Mirditë

Kronikë

Mirditë/ Në kërkim për rrahjen e kunatit, por 51-vjeçari i sulmon edhe shtëpinë me breshëri plumbash! Shkak konfliktet familjare me vëllanë e gruas (EMRI)

20 Qershor, 15:04| Përditesimi: 20 Qershor, 15:28

  • Share

Mirditë- Pasi e dhunoi në një konflikt familjar, i sulmon me armë zjarri edhe shtëpinë gjatë natës kunatit të tij 30-vjeçar (vëllai i gruas).

Policia e Mirditës bëri me dije se shpalli në kërkim autorin e dyshuar të krimit, 51-vjeçarin Luan Vukaj. Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e E. Ç., dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm (20 qershor).

I riu njoftoi sallën operative të Komisariatit pas brëshërive të plumbave, kurse për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm momente terrori.

“Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., 30 vjeç”, tha policia vendore.

Policia sqaroi se autori është burri i motrës së shënjestrës dhe shkak ka qenë një konflikt familjar që kanë pasur mes tyre.

Nga verifikimet rezultoi se autori i dyshuar Vukaj, ishte shpallur në kërkim një ditë më parë (para sulmit me armë), pasi kishte ushtruar dhunë fizike po ndaj kunatit të tij.

“Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia vendore.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?