Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës. Konkluzionet përfundimtare janë lexuar në sallën e gjyqit nga prokurori Ylli Pjeternikaj i cili aplikoi gjykimin e shkurtuar duke kërkuar përfundimisht dënimin me nga 10 vite burgim për Artan Kaçorrin, Albert Mollën, Ermal Tarazhin dhe Nikë Lleshin. Ndërsa për 18-vjeçarin Ardian Gjinkolaj ka kërkuar 6 vite e 8 muaj burgim.
Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç".Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.
Referuar dosjes hetimore, rezulton se me datë 16.05.2021 babai i vajzës është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mirditë, duke deklaruar se bashkëshortja e tij i ka gjetur një aparat telefonik celular vajzës së mitur dhe pasi kanë hapur celularin kanë konstatuar se kishin disa komunikime telefonike në aplikacione të ndryshme me shtetasit në fjalë, duke krijua bindje se vajza e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta. Nga hetimet e kryera rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri dhe më pas personat e tjerë.
Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa e ka shantazhuar se dinte shumë gjëra për të dhe do ju shpërndante të tjerëve, nëse nuk do kryente sërish marrëdhënie seksuale e më pas në të njëjtën mënyrë shantazhi kanë vepruar edhe personat e tjerë që sipas vajzës kanë abuzuar me të. Pas disa kohësh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.
Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjarët e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, ku aktivist dhe qytetar kërkonin parandalimin e ngjarjeve të tilla si dhe ndëshkimin e autoreve.
Keta jan per denimin me vdekje si bente enveri vetem ai i vinte hakut ketyre njerezve te ndyr e ka dit cfar plehrash ka pas prandaj ishte denimi me vdekje.
PërgjigjuNdaj te njetin mendim.
Me sa e njoh un kete krahin po qe sjan te kenaqur familjaret e viktimes me denimin ata perdorin kanunin e maleve per perdhosje te nderit nga te akuzuarit per perdhunim dhe denimin ja japin sipas kanunit Keshtu keta me mir te rrin brenda ne burg sesa te dalin jasht burgut
PërgjigjuJa ke fut kot. Sic e njoh une krahinen( duke abuzuar si puna jote) familjaret e viktimes nqs i japin leke perdhunuesit do thone qe nuk i ka perdhunuar njeri. Ata edhe te vrarin e shesin me leke. Ndaj vari lesht me keto njohjet e krahines nga televizori.