Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Mhill Gega, i cili më 17 shkurt përplasi për vdekje me makinë dhe me dashje bashkëfshatarin e tij Mark Gjeten në fshatin Bungaj të Mirditës.
Autori Mhill Gega ka ndryshuar versionin e tij në gjykatë ku tha se ai nuk ka dashur ta përplasë me makinë, por nuk ka mundur dot të frenojë apsoi makina ka rrëshqitur nga akulli.
"Mark Gjeta më ka dal para makinës, mundova të frenoj, por makina më ka rrëshqitur nga akulli. Është e vërtet që kemi patur konflikt po i kishim zgjidhur, nuk kisha qëllim ta aksidentoja", tha Gega në seancën gjyqësore
Më herët para prokurorëve, Gega kishte thënë se viktima "i kishte nxirë jetën, duke me sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Më ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit".
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Gjeta 68-vjeç nga bashkëfshatari i tij, Mhill Gega, 60 vjeç.
Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm, pasi autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.
Madje pak kohë më parë Mark Gjeta, viktimë e ngjarjes, bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Mhill Gega