Sociale

Minatorët e Spaçit protestojnë për paga dhe siguri! Kompania turke: Nuk e njohim sindikatën e Kol Nikollës

13 Tetor, 10:39| Përditesimi: 13 Tetor, 14:35

  • Share

Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.

“Më kanë zhgënjyer me rrogën dhe me kushtet. Brenda ligjit dhe kushtetutës, ne duam kushte për punë, se s’jemi tu bo luftë me turqit, por duam drejtësi për vendin tonë të punës. Unë punoj nëntokë prej shumë vitesh dhe nuk mund të rrezikoj jetën për 20-30 mijë lek të vjetra në ditë.

Pagat janë të ulëta, është turp me e ngju kush, marrim sa një pastrues apo një kamarier. As maska nuk kemi dhe akoma po qëndrojmë këtu vetë për besën, se besa e mirë është e madhe shumë”, tha njëri prej minatorëve.

Protesta mbështetet nga Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

“Sindikata qëndron pranë minatorëve dhe mbështet krijimin e sindikatës dhe negocimin e kontratës kolektive me kompaninë. Është e rëndësishme që punonjësit të kenë kushte të sigurta dhe paga të drejtë.”

Kompania “Tete Albania” ka theksuar se nuk është kundër dialogut me punonjësit, por nuk njeh Kol Nikollën si përfaqësues te sindikatës.

Kompania Tete Albania përmes Drejtorit të Përgjithshëm Cem Koray Vagci bën të ditur se: “Ne jemi të hapur për bisedime me minatorët dhe këtë ua kemi bërë të ditur, por sindikata me të cilën ata po aderojnë nuk plotëson kriteret ligjore. I kemi kërkuar të plotësojë dokumentet, por nuk i kanë sjellë dhe në këto kushte nuk mund të bëjmë bisedime. Pezullimi i punës që prej datës 8 tetor po na sjell dëm ekonomik dhe do të ndjekim hapat ligjorë për këtë çështje. Nuk është aspak e vërtetë që pagat dhe kushtet e punës janë ashtu siç ata pretendojnë.”

“Tete Albania Tunnel & Mining” është degë e grupit turk Tete Turkey dhe ka marre leje shfrytëzimi nga shteti shqiptar në vitin 2018. Kompania bën nxjerrjen e përpunimin e bakrit dhe numëron mbi 200 punëtore. Ne proteste është ngritur vetëm sektori i minierës, ndërsa fabrika vazhdon punën normalisht.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?